Aktivitetet



E enjte, 16 shkurt 2012

TË RINJTË JANË FORCË SHTYTËSE E PROJEKTIT IPS

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, sot realizoi takim me bursistët e Bursës ndërkombëtare (IPS) të Bundeshtagut Gjerman.

Në takimin ishin të pranishëm SH.T. znj. Gudrun Shtajneher, ambasador i Republikës federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, z. Antonio Milloshoski dhe bursistët Katerina Bakallova, Sasho Andreevski dhe Violeta Risteska.

Nënkryetarja Jakimovska shprehu falënderim ndaj ambasadorit, znj. Gudrun Shtajneher për përpjekjet e tij të shumta që ky proces, ky projekt të vazhdojë. Ajo i inkurajoi bursistët që të marrin njohuri rreth punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe rreth punës së Bundeshtagut dhe pas përfundimit të qëndrimit pesë mujor në Gjermani i ftoi ta vizitojnë Kuvendin dhe t'i bartin përvojat dhe përshtypjet e tyre nga puna e Bundeshtagut. Nënkryetarja e bursistëve u dha material promovues nga Republika e Maqedonisë, me ç'rast ua bëri me dije se nëse paraqitet nevoja për material plotësues për promovim, do t'u sigurohet material i tillë plotësues me qëllim të përfaqësimit më të mirë të Republikës së Maqedonisë. 

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, e informoi SH.T. znj. Gudrun Shtajneher me programin të cilin bursistët do ta kenë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me ç'rast do të takohen me njerëzit e parë të Sektorit të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, të sektorit Juridik-Ligjvënës, të Sektorit për trupa punues, të Sektorit për hulumtim, analizë, bibliotekë dhe dokumentacion, të Sektorit për teknologji informatike dhe komunikuese, të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, të Sektorit për përkrahje të Këshillit Nacional për Eurointegrime, pastaj do të realizojnë takim në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, theksoi se në periudhën e kohëzgjatjes së programit, pjesëmarrësit do të përfshihen në monitorimin e punës së Kuvendit dhe monitorimin e mbledhjeve të trupave punuese.

Ambasadori i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. znj. Gudrun Shtajneher, theksoi se deputetët nga Bundeshtagu janë befasuar në aspekt pozitiv për përkrahjen të cilën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ua jep bursistëve, meqë kjo nuk praktikohet nga kuvendet e shteteve tjera.

Kryetari i Grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e RF të Gjermanisë, z.  Antonio Milloshoski shprehu kënaqësi për praninë e përvitshme të përfaqësuesve tanë në Bundeshtag me ç'rast theksoi se edhe vetë ka qenë bursist. 

Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) është aktivitet tradicional i Bundeshtagut gjerman, përkatësisht Projekt i parlamentit gjerman, i cili bashkërisht me Universitetin e teknikës, Universitetin e lirë dhe Universitetin Humbollt nga Berlini, u jep mundësi njerëzve të ri që me përfundimin e studimeve universitare të marrin informata rreth sistemit parlamentar të Gjermanisë. 

Projekti IPS nëpërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizohet që nga viti 2001. Institucione kompetente për realizimin e Projektit janë: Bundeshtagu gjerman, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Ambasada e Gjermanisë. 

Click