Aktivitetet



E martë, 17 janar 2012

U PREZANTUAN PRIORITETET DHE PROGRAMI I KRYESISË DANEZE ME BE-NË

SH.T. Torben Brill, ambasador i Mbretërisë Daneze i ngarkuar për Republikën e Maqedonisë me seli në Vienë, në mbledhjen e 10-të të Komisionit për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë prezantoi prioritetet dhe programin për punën e Kryesisë së Mbretërisë Daneze me Bashkimin Evropian në periudhën janar-qershor 2012.

Përveç zëvendëskryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arben Llabenishta, në mbledhje ishin të pranishëm edhe z. Robert Lidell, shef i Delegacionit të BE-së në Shkup, anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për Eurintegrime, Komisionit për Politikë të Jashtme, Komitetit të Përzier Parlamentar BE- Republika e Maqedonisë, ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë, si dhe mediumet. 

Zëvendëskryetari Llabenishta në fjalimin e tij e përshëndeti marrjen e rolit kryesues të BE-së nga ana e Mbretërisë Daneze dhe u dëshiroi sukses në realizimin e të gjitha qëllimeve dhe prioriteteve të caktuara.  

Ambasadori Brill theksoi katër qëllimet kryesore në të cilat do të fokusohet Kryesia Daneze në periudhën që vijon, dhe ato janë: Evropa e përgjegjshme, dinamike, e gjelbër dhe e sigurt.

Kryesia Daneze edhe më tutje mbetet e përkushtuar në të gjitha sferat të cilët u përmendën në programin, posaçërisht në agjendën për zgjerim. Roli i saj do të jetë si një lloj koordinatori i interesave të Bashkimit Evropian. 

Këto janë prioritet e njëjta që i aspiron edhe Republika e Maqedonisë, si vend-kandidat për anëtarësim në BE, dhe se Republika e Maqedonisë i përkrahë këto prioritete dhe duhet të japim kontributin tonë për realizimin e tyre, theksoi zëvendëskryetari Arben Llabenishta.

Ai gjithashtu theksoi se Kryesia Daneze me BE-në është me të vërtetë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, meqë eurintegrimi mbetet të jetë faktori më fuqishëm koheziv në shoqërinë maqedonase multietnike dhe paraqet konsensus jo vetëm te faktorët politikë, por edhe te të gjithë qytetarët.

Në debatin e mbledhjes morën pjesë: znj. Radmilla Sheqerinska-Jankovska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime; z. Antonia Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme; deputetët: z. Pavle Trajanov, znj. Vlladanka Aviroviq, znj. Liljana Popovska, z. Vlladimir Gjorçev, si dhe z. Dimitar Mirçev, anëtari i Këshillit Nacional dhe përfaqësues i kabinetit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë.
 
 
 

 

Click