Aktivitetet



E enjte, 6 shtator 2012 
 
VIZITA PUNUESE E KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË GRAVE DHE BURRAVE 

Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën e qytetarëve H.E.R.A. më 7 shtator 2012, (e premte) me fillim në ora 12 do të realizojnë vizitë punuese të qendrës rinore për shëndet seksual dhe reproduktiv "Dua të di" në Komunën Shuto Orizar.

Vizita me temë:  Përmirësimi i shëndetit seksual dhe reproduktiv të të rinjve në Republikën e Maqedonisë është rezultat i konkluzionit nga debati publik të mbajtur më 28 janar 2011 në organizim të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqatës së Qytetarëve H.E.R.A.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për Mundësi të Barabartë të Grave dhe Burrave janë ftuar edhe z.  Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë.

Click