Aktivitetet



E mërkurë, 17 tetor 2012

ZGJIDHJA E EMRIT MUND TË JETË KUSHT PËR HYRJE NË BE, POR JO EDHE PARAKUSHT PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE 

Rruga eurointegruese e Republikës së Maqedonisë dhe problemet me të cilat ballafaqohet, ishin në fokusin e diskutimeve në takimin ndërmjet znj.Sillvana Boneva, koordinatore e Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe dr.Lllasllo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.

Në fillim të takimit, znj.Boneva shprehu kënaqësi për vizitën dhe e falënderoi Hungarinë për përkrahjen që ia jep Republikës së Maqedonisë në rrugën e eurointegrimeve dhe për përpjekjet që i bën për t'i bart përvojat e saj në Republikën e Maqedonisë. 

Ajo theksoi se qëllimi i vetëm i këtij populli është që të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s. Edhe krahas mundit të bërë, kontesti bilateral me Republikën e Greqisë e bllokoi zhvillimin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa qytetarët u ndjenë të tradhtuar.

Kryetari i Parlamentit të Hungarisë shprehu dëshpërimin e tij, që edhe krahas katër raporteve pozitive nga Komisioni Evropian, ende nuk kanë filluar negociatat për anëtarësim, madje duke shtuar se me interes të madh do t'i përcjellë rezultatet nga Samiti në dhjetor.

Lidhur me kontestin e emrit, ai shprehu qëndrim të qartë, si e para, se askush nuk guxon ta kufizojë vetëvendosjen e një kombi ose vetëvendosjen e një shteti dhe si e dyta - se NATO-ja dhe BE-ja në procesin e miratimit të vendimeve udhëhiqen nga principi i konsensusit, që me siguri do të jetë ashtu edhe në të ardhmen. 

Por, zgjidhja e emrit mund të jetë kusht për hyrje në BE, por jo edhe parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim. Duke u lidhur me Raportin e Fundit të Komisionit Evropian, z.Kover theksoi se nëse tashmë insistohet se ky kontest është kushti për anëtarësim në BE, në ndërkohë, mund të fillohet me procesin e negociatave, dhe BE-ja të përfshihet në zgjidhjen e problemit. 

Gjithashtu, ai shtoi se askush nuk mund të garantojë se do të zgjidhet kjo çështje edhe po qe se fillojnë negociatat, madje duke këshilluar se gjatë negociatave, nuk guxohet të pranohet pa kundërshtim. Aktvendimet e BE-së duhet t'i respektojnë edhe interesat tona, e jo vetëm interesat e anëtarëve ekzistuese.

Vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së, për të cilin është angazhuar edhe Hungaria, është një nga kushtet për ruajtjen dhe përforcimin e BE-së - theksoi kryetari i Parlamentit të Hungarisë.

Të pranishmit u pajtua se aderimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO është i rëndësishëm për vendin tonë, por edhe për gjithë rajonin, si dhe për BE-në.  

Në fund, dr.Llasllo Kover, duke bërë ftesë për vizitë në Budimpeshtë, theksoi se me kënaqësi do ta vazhdojë bashkëpunimin në të gjitha nivelet, si dhe do të kontribuojë që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të jetë më i përgatitur për BE-në.

Click