Aktivitetet



E premte, 19 tetor 2012

ZHVILLIMI I DEMOKRACISË NË NIVEL LOKAL ËSHTË BAZË PËR DEMOKRACINË NË NIVEL QENDROR PËR ÇDO SHTET

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu, sot mirëpriti delegacionin nga komuna Tatlisu, Qiproja e Veriut, në përbërje të të cilit ishin kryetari i komunës, z.Hjari Orçan dhe kryetari i Këshillit, z.Muzafer Ajdin.

Në takimin, nënkryetarja Saliu i informoi mysafirët për strukturën dhe punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ajo referoi për Progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian, në të cilin Kuvendi ishte vlerësuar pozitivisht.

Nënkryetarja e Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu, e përshëndeti bashkëpunimin në nivel lokal, të iniciuar nga komuna e Çairit dhe komuna Tatlisu, duke theksuar se vetadministrimi lokal, përkatësisht zhvillimi i demokracisë në nivel të lartë, është bazë për demokracinë në nivel të lartë për çdo shtet. 

Ajo gjithashtu nënvizoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është gjithmonë e hapur për bashkëpunim.

Kryetari i Komunës Orçan e informoi zj.Suzana Saliu për marrëveshjen e nënshkruar për vëllazërim të komunës Tatlisu dhe komunës së Çariti, e cila është marrëveshje e parë për bashkëpunim ndërmjet Qipros së Veriut dhe Republikës së Maqedonisë. 

Ai gjithashtu potencoi angazhimin për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në sfera tjera, duke përmendur bashkëpunimin parlamentar, dhe njëkohësisht i bëri ftesë znj.Suzana Saliu për vizitë në Qipron e Veriut. 

Click