Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 2 gusht 2012, Pelince

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E 2 GUSHT-it-ILINDENI-it, DITËS SË REPUBLIKËS

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,
luftëtarë të respektuar, pjesëmarrës në luftën antifashiste,
Pasues dhe  respektues të veprës së madhe të Ilindenasve,
Të nderuar deputetë,
Anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,
Ish kryetar i Republikës së Maqedonisë, z.  Branko Crvenkovski,
 Ekselencat e juaja,
Përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase si dhe të Bashkësive tjera fetare,
Mysafir të nderuar,
Të dashur miq,

Ilindeni është një energji e pandalshme.
Ilindeni është simbol për vetëflijim për atdheun tonë dhe kodi bartës i Maqedonisë.
Ilindeni është festa e zgjimit revolucionar të popullit maqedonas.
Ai është një hap drejt idealit për liri. Momoenti kur ëndëruesit e realizojnë ëndrën.
Kur populli i vogël dhe i robëruar me zemër të madhe e fiton atë për të cilën një numër i madh i popujve tjerë gjatë kohë synojnë e vazhdojnë të luftojnë. 
Ilindeni është çasti kur qytetarët e Maqedonisë fuqishëm vendosin që ta ngritin zërin e tyre për shtetin e vet.
Me krenari. Me dinjitet. Me nder dhe luftarakisht
Kjo është pika ndriçuese në detin historik të ngjarjeve kur fituam atë që natyrisht na takon.
U bëmë të zotët e vendit tanë.
Fuqishëm e morrëm ndërshekuj të drejtën tonë të vetëvendosjes njëjtë si çdo popull tjetër paqedashës,

Të nderuar që jeni prezent,

Thonë se për vepra të mëdha janë të nevojshme energji të mëdha, potencial i mëdh, bashkim, sakrificë fanatike dhe vullnet të sinqertë që të arrihet qëllimi.
Ilindeni është një vepër e tillë e madhe.
Kjo është dita që në vete e mban viktimën e mijëra djemve dhe vajzave të munduar të Maqedonisë ndër shekuj deri ditët e sotme.
Trimat nga Ilindenet tanë janë heronjtë tanë, të cilët mbi supet e tyre e bartën luftën e drejtë për liri.
Nuk mund njeriu e të mos përkulet para veprave të tyre.
Nuk mund askush që e don vendin e vet, të mos e respektojë brohoritjen heroike të dy Ilindeneve.
Për këtë, sot, me entuziazëm dhe me respekt të thellë, ju përkulemi Hristo Tatarçevit,  Goce Dellçevit, Gjorçe Petrovit, Nikolla karevit, Jane Sandanskit, Damjan Gruevit, Pitu Gulit... Ju përkulemi edhe mijëra kolosëve të njohurve dhe të panjohurve të cilët Ilindenit i dhanë përjetësi.

Miq,

Kjo nuk është vetëm ditë për kremtim.
Ilindeni është traditë e thellë dhe tani më 109 vjet populli ynë e feston kryengritjen e Ilindenit.
Kjo është vlerë e përhershme.
Kryengritja e Ilindenit e plotësoi detyrën e sajë historike.
Edhe pse verpimet e kryengritjes nuk i sollën liri të plotë atdheut të Maqedonisë, 2 gushti 1903 e liroi shpirtin e lirë nacional të Maqedonasit
Në piedestalin më të lartë të nderit u vendos vedoshmëria e jonë, përkushtimi jonë, edhe me çmimin e jetës që të arrihet deri te liria.
Një pacënushmëri e tillë dhe kjo mospërkulje doemos të respektohen. 
Ky Ilinden është i suksesshëm sepse vazhdoi
Në vitin 1944 u realizua ajo që kishte filluar në vitin 1903.
Ndodhi KAÇKM-ja e madhe dhe jashtkohore më 2 gusht 1944 në manastirin  hën At Prohor Pçinski
Këto janë dy datat që vendosën themelet e shtetësisë maqedonase dhe u realizua ëndërra e shumë gjeneratave.
Aspirata shekullore për shtet të pavarur të popullit maqedonas për vetëqenien e sajë nacionale, kulturore dhe gjuhësore, por edhe shtet i të gjithë qytetarëve  pa dallim feje ose nacionaliteti.
Heronjtë e Luftës Nacional Çlirimtare e vazhduan vepërn e Ilindenasve.
Me të njëjtin qëllim, me të njëjtën sakrificë dhe me të njëjtin përkushtim.
Idea e shenjtë e Ilindenit i çonte partizanët drejt Ilindenit të dytë maqedonas drejt majeve qiellore të suksesit.
Këtu u vendosën themelet e shtetësisë maqedonase, e drejta e fituar e vetëqenies e themeluar mbi principet e vetëvendosjes.
Për këtë është dinjitoze lavdia e heronjve tanë të lëvizjes partizane siç ishin Metodija Andonov-Çento dhe Panko Brashnarov, Kosta Solev Racin dhe Kuzman Josifovski-Pitu, Strasho Pinxhur dhe Mirçe Acev.
Lavdi dhe përkulje edhe mijëra partizanëve të njohur dhe të panjohur të cilët me guxim luftuan për liri nacionale kundër armatës më të fuqishme të asaj kohe kundër armatës së Hitlerit dhe aleatëve të tij. Me luftën antifashiste dhe me vendimet e KAÇKM-së, populli maqedonas numërohej në atë grup të popujve që fituan  krimin më të madh në shekullin e kaluar-fashizmin.
Edhe sot fuqishëm tingëllojnë fjalët e Racinit: „më e rëndësishmja se gjithçka është se ky vend është quajtur Maqedoni dhe se ky popull duarthatë lufton për lirinë e vet„.

Të nderuar,

Ndër shekuj të parët tanë e ruajtën dhe e bartën qënien tonë nga brezi në brez.
Ne nuk guxojmë që pasardhësve tanë tu lëmë vend dhe popull pa personalitet   dhe pa rrënjë.
Druri pa rrënjë është i dënuar që të kalbet.
Këto çaste dhe data të ndritshme janë koha kur secili nga ne duhet të pyetet se cili ka qenë motivi i plejades së heronjëve që i kanë dhënë jetat e tyre para altarit të Maqedonisë së lirë e të pavarur.
Ana materiale ska patur rëndësi për ata njerëz.
Ata i kanë udhëhequr idetë dhe dëshirat e pafund për lirinë njerëzore dhe të drejtat e njeriut të popullit të tyre në atdheun e tyre.
Për këtë, emrat e tyre janë regjistruar me shkronja të ndriçuara nëpër historinë maqedonase të vështirë të përgjakur, ashtu si dhe bajraku i lirisë që ndërshekuj e kanë bartur.
Në frymën e manifestit të Krushevës dhe në dokumentet e KAÇKM-së, në vendimet dhe në deklaratë, qartë janë definuar të drejtat dhe liritë e përgjithshme dhe të veçanta të njeriut, qartë janë definuar karakteri multietnik, multikulturor dhe multikonfesional i vendit tonë. Me këtë, populli maqedonas, si dhe në vitin e largët 1903, e konfirmoi frymën e vet kozmopolite dhe transparente, tolerancën dhe respektin për tjetrin, të ndryshmin. Këtë vlerë e vërtetuam edhe në vitin 1991 edhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së sotme.
KAÇKM-ja i vuri themelet e një shteti bashkëkor, të bazuar në vlera dhe principe demokratike.
Këta themele edhe sot janë bartës të Maqedonisë evropiane, që vetvetiu flet se prindit tanë të shtetit tanë kanë patur vizion që të krijojnë Republikë e cila do të jetë e barabartë, bashkëkohore edhe atëherë edhe sot në kushtet e Evropës së bashkuar.
KAÇKM-ja jo rastësisht u mbajt në ditën e madhe përkushtuar Shën Ilisë.
Në këtë ditë u korr fara të cilën e mbollën Ilindenasit, por edhe të gjithë revolucionarët para tyre.
Në këtë ditë u realizua ëndëra maqedonase, populli që e ndriçoi gjysmën e Europës, ta sheh ndriçimin e diellit të lirë.
Në këtë ditë edhe para 68 viteve, e jo më pak edhe sot e madhe është ndjenja e krenarisë që ti takosh një populli me histroi të lavdishme.
Këtë ndjenjë nuk arritën ta zvogëlojnë as deportuesit, as propagandat, as cilat do qoftë direktiva. 
Ëndra u bë realitet.
Ëndra ariti  që të ekzistojë si ideal ilinden-as dhe kaçkm-as nëpërmjet 8 shtatorit 1991 deri në ditët e sotme, dhe i bindur jam se do të ekzistojë përgjithmonë.
Liria nuk është asnjë privilegj e cila mund vetëm të jetohet,
Liria duhet doemos çdo herë përsëri të fitohet,
Liria nuk është vetëm aspekt i jetës njerëzore, siç janë pasuria ose mjerimi, paqja ose lufta, shëndeti ose sëmundja,
Liria është thelbi i jetës

Të nderuar,

Para Maqedonisë pason luftë e vazhdueshme për fitimin e lirisë.
Ajo luftë sot udhëhiqet për prohres, zhvillim, për standard më të lartë dhe për jetë më të mirë.
Detyra jonë, si gjeneratë, është që atë luftë ta bëjmë pa kompromis,
kurse e kaluara ka treguar se populli maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë çdo herë kanë arritur të dalin si fitimtarë.
Maqedonija çdo herë ka qenë në anën e vërtetë.
Ne nuk kemi themra të zeza.
Të parët tanë nuk na kanë lënë të kaluar nga e cila duhet të turpërohemi dhe të fshehemi dhe për këtë duhet ta festojmë.
Nuk ka hero të vegjël dhe të mëdhenj.
Çdo kush që ka luftuar për lirinë e Maqedonisë është i madh po aq me çdo tjetër që e ka ndarë atë ide.
Vitet pas nesh janë konfirmim i joni, por edhe garancë e fuqishme se përparojmë, se fuqishëm hapërojmë në rrugën e suksesit, se e bëjmë atë që më së mirë dimë, të puojmë për vendin tonë, për përparimin e familjeve tona, për ardhmërinë  e ndritçme të fëmijëve tonë.
Që të bëhen vepra, është e duhur të keni shansin.
Që të veproni është e duhur mençuria dhe përkrahja e hapur.
Që të ndërtoni duhet besimi
Që të krijoni duhet shembull që do të ndjekni.
E tërë kjo përfshihet mu në këto dy Ilindenet.
Shtëpia e Maqedonisë është ndërtuar.
Obligimi ynë më i shenjtë është që ta ruajmë.
Për këtë na duhet unitet si asnjëherë më parë.
Ju ftoj definitivisht që ti lëmë dallimet pas nesh.
Të jemi unik lidhur me përparimin.
Ta zgjasim dorën që të bëjmë edhe më shumë edhe më mirë.
Të vihemi të gjithë nën bajrakun e Maqedonisë së lirië dhe progresive.
Bashkërisht, siç e bënin atë prindit tanë, gjyshërit tanë, të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si një tregim i suksesshëm e i përjetshëm, në të cilën demokracia dhe mirëqenia janë përditshmëria jonëtë të cilën vazhdimisht e zhvillojmë.
Të jemi të parët që do të japim shembull.
Përgjegjësia për zhvillimin e Maqedonisë është më e madhe nga cili do dallim që ekziston dhe që na ndan.
Maqedonia si shtet i të gjithë qytetarëve-Maqedonasve, shqiptarëve, turqve, vllehëve, romëve, sërbëve, boshnjakëve-ne si politikan, si Kuvend, si të zgjedhurit e popullit, kemi përgjegjësi ndaj të gjithë atyre.
Si kryetarë i Kuvendit të Republikës së Maqdonisë, sinqerisht angazhohem për këta principe, sepse e di se më herët ose më vonë merita për atë vepër që është bërë pa dyshim do të vijë.
Do të kalojë kohë dhe do ti kalojmë të gjitha sfidat.
Do të ballafaqohemi me shumë probleme dhe sfida, por në fund, pas gjithë asaj, fytyra e pastërt, dhe konsekuenca në principe dhe sinqeriteti janë ata që mbeten. Nuk mund njeriu pa ato.
Përparimi është ajo drejt të cilës aderojmë. Edhe pse ajo ndonjëherë pavarësisht vullnetit dhe përkushtimit tonë, mund të pengohet për konteste iracionale.
Por, se argumentet janë më të rëndësishme se fuqia, se drejtësia e fiton mosarsyeshmërinë, u dëshmua edhe me vendimin e Gjykatës në Hag në kontestin që e kemi me Republikën e Greqisë fqinje.
Marëdhëniet e mira ndrfqinjësore dhe fryma e bashkëpunimit nuk kanë alternativë. Republika e Maqedonisë çdo herë i është përkushtuar zhvillimit të marëdhënieve të mira të bashkëpunimit në të gjitha sferat me të gjithë fqinjët tanë. Ky është princip që duhet të respektohet.
Vetëm kështu, të gjithë bashkarisht, mund të ndërtojmë rajon stabil dhe progresiv, por në të njëjtën kohë edhe përparim ekonomik, kulturor dhe çdo lloj të secilit shtet veç e veç.

Të dashur miq,

Burshtetasi i madh Vinston Çerçil ka thënë:  „E vërteta është e pamohueshme, ligësia mund ta sulmojë, mosdija mund ta vonojë, por në fund ajo përsëri është aty, pamohueshëm ekziston„.
Për shkak të kësajë, këtu nga Pelince, së bashku të themi:
Identiteti ynë është ekzistimi jonë, rrënja e jetës
Gjuha jonë është ajo që dallohemi nga të tjerët.
Të fuqishëm dhe të bashkuar vazhdojmë të bëjmë shumë më shumë sepse tjetër herë nuk ka.
Sot detyra jonë është që ta fusim Maqedoninë në NATO dhe UE.
Bashkimi është rruga.
Mu kështu, sot dua të porosis-nëse nuk ka bashkim nuk ka as përparim.
Ilindeni është lufta për liri.
Sot ë zhvillojmë luftën për përparim.
Ilindeni është viktima për shtet.
Sot duhet ta japim viktimën për ardhmëri më të mirë.
Të bashkuar dhe unik.
Me dashuri të fuqishme ndaj vendit tonë.
Me patriotizëm.
Me vlera të shëndosha.
Për ne.
Për të parët tanë.
Për fëmijët tanë.
Për Maqedoninë

Rroftë Maqedonia
Zoti e bekoftë Maqedoninë

 
a

Na ndiqni në: