Udhëheqja parlamentare



E premte 20 prill 2012, Varshavë, Poloni

KRYETARI VELJANOSKI NË KONFERENCË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të Konferencës e cila mbahet sot dhe nesër në Varshavë, Republika e Polonisë, merr pjesë në sesionin e parë - "Kriza e Bashkimit Evropian, çfarë të bëjmë?" në të cilin fjalim hyrës kishte kryetari i Qeverisë së Republikës së Polonisë, z. Donalld Task dhe kryetarja e Kuvendit të Portugalisë, znj. Marija da Asunçao Esteves. Në konferencën dyditore u mbajtën mbi 20 fjalime nga ana e kryetarëve të parlamenteve nga shtetet evropiane.

Sipas agjendës së konferencës, tema në të cilën do të fokusohet debati i pjesëmarrësve në orët e pasdites do të jetë "Kontrolli parlamentar mbi politikën e përbashkët publike të jashtme dhe të sigurisë dhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes".

Kryetari Veljanoski sot dhe nesër do të realizojë takime dypalëshe me kolegët e tij, kryetarë të parlamenteve të shteteve të Bashkimit Evropian. 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në sesionin e parë - "Kriza e Bashkimit Evropian, çfarë të bëjmë?"

I nderuari kryesues, 
Zonja dhe zotërinj,

Kur bëhet fjalë për krizën në sferën konkrete, megjithëse ekzistojnë probleme të ndërlikuara që i shkakton kriza, gjithmonë ekziston mundësia për gjetjen e faktorëve, por edhe për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e tyre. Kur flasim për krizën në përgjithësi, punët duken shumë më të ndërlikuara, ndërsa problemet shumë të ngatërruara, edhe në aspekt sociologjik edhe në aspekt kulturor edhe në atë ekonomik....faktorët e krizës nuk mund të definohen dhe të njihen qartë dhe lehtë. 

Në gjendje të tillë, nuk duhet larguar nga shikimi serinë e plotë të proceseve, investimeve dhe sakrificave që janë bërë për të arritur deri te pika e dëshiruar. Duke u nisur nga iniciativa, nga ideja, me shumë dituri të përfituar, punë dhe mund, përvoja shtrenjtë e paguar është si vërejtje për të gjithë ne të cilët në çfarëdo mënyre jemi të përfshirë në "bashkimin" që përjeton krizë.

Nëse kujtojmë mendimin e Konrad Adenauer: "Na arriti shpresë - Bashkimi Evropian"... duhet të bëjmë pyetje, Vallë jemi në luftë me shpresën personale!?  Pse dhe deri ku kjo do të na shpijë!? Krahas kësaj, në procesin e kërkimit të përgjigjeve duhet doemos ta japim maksimumin në ruajtjen e vlerave dhe dobive që na i jep ky bashkim.

Gjithmonë mund të bëhet më shumë, gjithmonë mund të bëhet më mirë!!! Nuk duhet t'u nënshtrohemi sfidave! Pikërisht kjo gjeneratë ka sfidën për ta ruajtur, por njëkohësisht edhe për ta plotësuar, mbindërtuar atë që është fituar dhe krijuar. Duhet të punohet dhe të ndërtohet, dhe fjala "prapa" nuk duhet të ekzistojë!

Angazhimi dhe investimi duhet të jenë të sinqertë, qasja ndaj të gjithëve duhet të jetë e drejtë dhe principiele, përkundrazi mbetemi vetëm si luftëtarë deklarativë për bashkimin i cili ka rëndësi të madhe, dhe i cili vlen ende më shumë!

Nëse angazhimi ynë është mjaft i sinqertë, ndërsa qëllimi është mbi interesin dhe dobinë personale, atëherë padyshim se do të mbetemi besnikë ndaj principeve në bazë të të cilave është formuar "bashkimi (unioni)".

Nëse pajtohemi me Niçe, i cili konsideron se nëse nuk ka bashkim, atëherë vlerat nuk kanë kurrfarë domethënie, bëhen të pakuptimta, gjendje e cila do të thotë nihilizëm, asgjë...duhet ta pyesim vetveten, vallë ky është synimi ynë???  Vallë dëshirojmë një gjendje të tillë!?  

Nuk bëhet fjalë për atë se sa e rëndësishme është miqësia për ne, ose sa na prek personalisht raporti i keq me palën e caktuar, nuk bëhet fjalë as për qasje të ngushtë dhe egoiste ndaj obligimeve dhe dobive, bëhet fjalë për atë se sa të rëndësishme janë për ne Evropa e bashkuar dhe standardet dhe vlerat, sa ne jemi të përgatitur ta ruajmë dhe përforcojmë këtë unitet!

Të nderuar,

Më lejoni të përfundoj me mendimin e Vinston Çerçil:
"Nëse Evropa e bashkuar do të kishte qenë në gjendje që ta ndajë trashëgiminë e përbashkët, atëherë banorët e këtyre trojeve evropiane të cilat janë në numër prej treqind milionë ose katërqind milionë do të kishin gëzuar lumturi, mirëqenie dhe nder të pakufishëm. 

Jo rastësisht e zgjodha mendimin e Çerçilit...i cili përmban fjalët kyçe: TË BASHKUAR, TË PËRBASHKËT DHE MIRËQENIE...
Vallë ne nuk jemi këtu për këtë qëllim?

Ju faleminderit. 

Click