Udhëheqja parlamentare



E enjte, 20 shtator 2012

KRYETARI VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NË STRAZBURG 

Kryetarët e parlamenteve të 47 vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës, shteteve mbikëqyrëse dhe fqinje, si dhe kryetarët e asambleve ndërparlamentare, do të organizojnë mbledhje më 20 dhe 21 shtator në Strazburg. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të udhëhiqet nga kryetari i dhomës legjislative, z. Trajko Veljanoski.

Në samitin dyditor priten që të jenë rreth 350 përfaqësues më të lartë të demokracisë parlamentare në Evropë, të cilët me ftesë të Asamblesë së Këshillit të Evropës janë ftuar që të debatojnë për tre tema aktuale.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, do të mbajë fjalim në dy tema - "Ardhmëria e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut:  roli i parlamenteve nacionale" dhe "Vallë demokracia reprezentative është në krizë?  Sfida e parlamenteve nacionale".

Konferenca e parë Evropiane e kryetarëve të parlamenteve u mbajt në vitin 1975.  Konferenca mbahet në çdo dy vjet, në Strazburg dhe në njërin prej vendeve-anëtare të Këshillit Evropian. 

Click