Udhëheqja parlamentare



E hënë, 27 shkurt 2012

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË OFICIALE NË AUSTRALI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, prej sot është në vizitë pesëditore në Australi. Kryetari Veljanoski e kryeson Delegacionin e përbërë prej:z. Ilija Dimovski, kryetar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Australisë dhe anëtarët e grupit: z. Xhevat Ademi, znj. Cvetanka Ivanova, si dhe z. Millorad Dodevski, anëtar dhe përfaqësues i Diasporës maqedonase nga Australia.

Kryetari Veljanoski u takua me kryetarin e komunës së Vitëllsit, z. Stevan Kozmevski. Në takimin u prezantua puna e Këshillit të Vitëllsit, të ardhurat, zhvillimi i komunës, numri i popullatës maqedonase dhe kontributi i tij në zhvillimin e përgjithshëm  të komunës.

Qyteti Vitëllsit është komuna e dytë me rritje më të shpejtë në Australi, në të cilën jetojnë mbi 11.000 Maqedonas. Duke shprehur kënaqësinë e tij për mikpritjen, Veljanoski theksoi se Komuniteti maqedonas në Viktoria paraqet urë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë. Detyra e politikanëve, veçanërisht në nivel lokal, është për t'i thelluar lidhjet ndërmjet qyteteve,ndërsa përmes tyre dhe midis vendeve. 

Në takimin me kryesuesit e Parlamentit të Viktorisë: z. Brus Atkinson, kryetar i Këshillit legjislativ të Viktorisë dhe Ken Smit, kryetari i Kuvendit Legjislativ të Viktorisë, bisedoi në lidhje me formimin e Grupit për bashkëpunim ndërmjet Viktorinë dhe Parlamentit maqedonas.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se formimi i këtij grupi për bashkëpunim do të jetë bazë për thellimin e marrëdhënieve në nivel parlamentar, që shpie në rritjen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, e cila momentalisht nuk është në nivel të konsiderueshëm, veçanërisht për shkak të distancës gjeografike, e cilat prapë  nuk paraqet pengesë për marrëdhëniet politike që janë në nivel të shkëlqyeshëm, veçanërisht me vizita kthyese në të gjitha nivelet në vitet e fundit.

Kryesuesit u pajtuan me kryetarin Veljanoski se Komuniteti maqedonas në Viktorinë është besnik dhe jep kontribut të madh në jetën ekonomike dhe jetën sociale të Viktorisë,prapëseprapë, duhet të bëhen përpjekje për përfshirjen aktive të komunitetit maqedonas në strukturat politike shtetërore të Viktorisë.

Kryetari Veljanoski  në orët  e pasdites do të realizojë takim me përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave maqedonase në Australi, ndërsa nesër do të realizojë  takim me deputetët nga Kuvendi i Viktorias -  iniciatorët për formimin e Grupit  për bashkëpunim ndërmjet Parlamentit të Viktorisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë .

Në orët e pasdites Delegacioni niset për në kryeqytetin e Australisë, Kanbera, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e qeverisë federale.

Click