Udhëheqja parlamentare



E premte, 2 mars 2012, Rokdeil

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E KOMUNËS SË ROKDEILIT, Z. BILL SARVINOSKI 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me deputetët: z. Ilija Dimovski, znj. Cvetanka Ivanova, z. Xhevat Ademi dhe z. Millorad Dodevski, sot u takua me kryetarin e komunës së Rokdeilit, z. Bill Sarvinoski.

Z. Sarvinoski e informoi kryetarin Veljanoski se ky është mandati i gjashtë i tij me radhë, gjithashtu e informoi për zgjedhjet lokale dhe fushatën që e ka udhëhequr në komunë, punën e Këshillit të Rokdeilit, për të hyrat dhe transparencën para opinionit, dhe se në mënyrë të barabartë kujdeset për problemet e të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë në Rokdeil, ku numri i maqedonasve është rreth 13.000. Z. Sarvinovski potencoi punën dhe rëndësinë e klubit të futbollit Ilinden. 

Kryetari Veljanoski theksoi se është krenar që është përfaqësues i Republikës së Maqedonisë në Australi, sepse Maqedonia është atdheu i komunitetit i cili qëndron besnik ndaj Australisë dhe i cili jep kontribut të madh në zhvillimin e plotë të Australisë. Ai nënvizoi se Komuniteti maqedonas mund t'i përmbush të gjitha qëllimet e caktuara. 

Kryetari Veljanoski, gjithashtu, e vizitoi spitalin shtetëror "Shën  Gjorgji", i cili gjendet në komunën e Rokdeilit dhe në të cilin ka të punësuar shumë maqedonas dhe në të cilin mjekohen maqedonas nga kjo komunë dhe më gjerë. Ai u informua për punën e spitalit, për kapacitetet me të cilat disponon dhe për seksionet spitalore. Në veçanti u nënvizua blerja e skanerit të ri, për furnizimin e të cilit, ka ndihmuar prefekti Sarvinovski dhe qytetarët e komunës, nëpërmjet aksioneve të ndryshme për mbledhjen e mjeteve. 

Kryetari Veljanoski e vizitoi edhe qendrën sportive Ilinden në Rokdeil, ku u takua me udhëheqësinë e klubit te futbollit dhe me komunitetin maqedonas të komunës së Rokdeilit.  

Click