Udhëheqja parlamentare



E enjte, 1 mars 2012, Kanbera, Australi

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KOMISIONIN PËR PUNË TË JASHTME DHE TREGTI TË PARLAMENTIT TË AUSTRALISË, ZËVENDËSLIDEREN E OPOZITËS, ZNJ. XHULI BISHOLL, DHE ME DEPUTETIN DHE ISH ZËDHËNËS I PARLAMENTIT AUSTRALIAN, Z. HERI XHENKINS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski së bashku me anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me deputetët Ilija Dimovski, Xhevat Ademi, Cvetanka Ivanova dhe Millorad Dodevski realizoi takim me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Parlamentit të Australisë, me zëvendësliderin e opozitës, znj. Xhuli Bisholl, dhe me deputetin në parlamentin australian, z. Heri Xhenkins. 

Në takimin me anëtarët e Komisionit për punë të Jashtme dhe Tregti të Parlamentit australian, me të cilin kryesoi z. Majkll Densbi u diskutua për më shumë çështje nga sfera e politikës së jashtme të të dy vendeve dhe marrëdhëniet bilaterale. Në takimin anëtarja e komisionit znj. Gesh, e cila njëkohësisht është edhe nënkryetare e komisionit, senatori Faset, deputeti Xhensen, znj. Stoun dhe deputeti z. Ferguson parashtruan disa pyetje për kryetarin e Kuvendit dhe anëtarët e delegacionit.

Pyetjet kishin të bëjnë me anëtarësinë dhe kontributin e Republikës në NATO dhe misionet paqësore, si dhe prioritetet e vendit në lidhje me marrjen e datës për negociata për anëtarësim me BE; madje me gjendjen me të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe vendet fqinje dhe në këtë drejtim edhe raportet rajonale të Komitetit të Helsinkit të dedikuara për të drejtat e minoriteteve; gjendjen ekonomike dhe sektorët kryesore zhvillimore në Maqedoni; shkallën e papunësisë, bujqësinë dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në rrethinë. 

Në takimin me znj. Bishop, zëvendëslidere e opozitës dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, kryetari Veljanoski potencoi marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë dhe njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues në komunikimin bilateral me Australinë, si dhe mundësinë për hapjen e ambasadës së Australisë në Republikën e Maqedonisë. Kryetari Veljanoski nënvizoi se një nga prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO, ai gjithashtu theksoi se Maqedonia jep kontribut të madh në misionet paqësore në NATO në Afganistan. 

Znj. Bishop vërtetoi kontributin e Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s. Në lidhje me hapjen e ambasadës në Republikën e Maqedonisë dhe njohjen e Republikës së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, znj. Bishop theksoi se duke marrë parasysh se është në opozitë, do t'i dërgojë shkresë ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, sapo të emërohet. 

Të dy palët e përshëndetën vendimin e MPJ të Australisë për heqjen e nocionit Sllavo-maqedonas të imponuar me Direktivën e vitit 1994 dhe futjen e nocionit Maqedonas në të gjitha dokumentet zyrtare. Në fund të takimit kryetari Veljanoski e ftoi znj. Bishop ta vizitojë Republikën e Maqedonisë

Në takimin me z. Heri Xhenkins u diskutua për kontributin e Komunitetit maqedonas në shoqërinë australiane, me ç'rast z. Xhenkins i ndau përshtypjet nga vizita zyrtare e Republikës së Maqedonisë, veçanërisht duke theksuar vlerat e shoqërisë shumetnike në Republikën e Maqedonisë. Lidhur me diplomacinë parlamentare, z. Xhinkins theksoi se ky është mekanizëm i shkëlqyeshëm për arritjen e qëllimeve dhe për zgjidhjen çështjeve të cilat i tangojnë votuesit. Me vizitat e shpeshtuara padyshim përforcohet bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, ndërsa hapja e ambasadës në Republikën e Maqedonisë do të jetë një impuls plotësues për avancimin e marrëdhënieve. Z. Xhenkins theksoi edhe këmbimin e studentëve, veçanërisht në relacionin Australi-Maqedoni, si dhe implementimin e Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë ndërmjet Australisë dhe Maqedonisë.  

Në orët e pasdites kryetari dhe delegacioni e vizituan katedralen "Shën Klimenti i Ohrit" ku realizuan takim me Komunitetin maqedonas në Kanbera.  

Click