Udhëheqja parlamentare



E premte, 16 mars 2012

TAKIM I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSKRYETARIN E QEVERISË DHE MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. EDMOND HAXHINASTO

Duke i uruar mirëseardhje z. Edmond Haxhinasto në Republikën e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e potencoi bashkëpunimin e mirë dhe nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dyja vendeve, që vërtetohen me numrin e madh të vizitave nga niveli më i lartë.

Kryetari Veljanoski theksoi se prioritetet e Republikës së Maqedonisë janë integrimet euroatlantike, por për fat të keq, në këtë rrugë Maqedonia pengohet me bllokadën që vije nga fqinji jugor. Republika e Maqedonisë i zbaton reformat dhe direktivat që vijnë nga Unioni Evropian, theksoi kryetari Veljanoski. Ai potencoi se reformat nuk zbatohen vetëm të plotësohen kërkesat e Unionit Evropian, por këto zbatohen, para se gjithash, për qytetarët e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në takim e bindi z. Edmond Haxhinasto se Republika e Maqedonisë dëshiron dhe ndërton marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët dhe se i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit rajonal dhe pastaj duke i dhënë mbështetje të plotë Republikës së Shqipërisë për afirmim në iniciativat rajonale.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto, vërtetoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe marrëdhënie të mira fqinjësore që themelohen në bashkëpunim dhe besim. Ai theksoi se të përbashkëta janë prioritetet për anëtarësim në familjen evropiane dhe i uroi Republikës së Maqedonisë për përparimin e deritanishëm dhe shprehu shpresë se së shpejti Republika e Shqipërisë do t'i përshpejtojë reformat dhe do të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Ministri Haxhinasto e përshëndeti funksionimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe theksoi se ky është një shembull i shkëlqyeshëm i integrimit evropian të bashkësive etnike, me çka Republika e Maqedonisë jep shembull të suksesshëm të vendeve të rajonit. Ai theksoi se incidentet e caktuara individuale me parashenjë etnike, që ndodhën në kohën e fundit, nuk mund t'i prishin marrëdhëniet miqësore ndërmjet dyja vendeve.

Në takim, gjithashtu, u bë fjalë edhe për bashkëpunimin ekonomik që në të ardhmen duhet të intensifikohet, porse për këtë nevojitet ndërtimi i infrastrukturës më të mirë dhe lidhjen e të dyja vendeve. 

Click