Udhëheqja parlamentare



E hënë, 30 korrik 2012

TAKIM I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.  STEFAN XHOUNS, DEPUTET NGA TROBSKI, AUSTRALI DHE KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR AUSTRALIAN-MAQEDONAS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, ai i theksoi përshtypjet e tij nga vizita zyrtare e paradokohshme në Australi.  Kryetari Veljanoski theksoi se takimet do t'i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale me Australinë, të cilët vazhdimisht shënojnë progres.

Në takimin u diskutua edhe për komunitetin maqedonas i cili jeton në Australi, për të cilin z.Xhouns shprehu falënderim për besnikërinë dhe kontributin e tyre në jetën shoqërore dhe sociale në Australi. Ai theksoi se elektoratin e tij e përbëjnë edhe votues maqedonas 

Gjithashtu, u diskutua edhe për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, gjë që është e rëndësishme për familjet dhe farefiset që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. 

Gjithashtu potencuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë. 

 

Click