Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 21 shkurt 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME EURODEPUTETËT DHE "MIQTË E MAQEDONISË", RIÇARD HOVIT, EDURAD KUKAN DHE ALLOJZ PETERLLE

Kryetari i Kuvendit të Republikës se Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me eurodeputetët dhe "Miqtë e Maqedonisë",  Riçard Hovit, z. Edvard Kukan dhe z. Allojz Peterle. 

Në takimin, kryetari Veljanoski potencoi punën e deritanishme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Kuvendi për së treti herë me radhë nga BE-ja merr vlerësim pozitiv për progresin, gjithashtu nënvizoi se zhvillohet dialog politik dhe se të gjitha subjektet në Republikën e Maqedonisë angazhohen për integrimin e saj sa më të shpejtë në BE. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Kuvendi, si përfaqësues i drejtpërdrejtë i qytetarëve, ka rol ekskluzivisht të rëndësishëm për futjen e principeve, standardeve dhe vlerave nga korpusi evropian në jetën e përditshme. 

Në këtë drejtim, ai i përsëriti përpjekjet të cilat bëhen për avancimin e kapaciteteve të Kuvendit. Procesi i reformave dhe harmonizimeve me të drejtën evropiane konsiderohet si nevojë për arritjen e standardeve evropiane dhe ngritjen e fuqisë konkurruese të ekonomisë sonë.  

Në fund, kryetari Veljanoski ushqeu shpresë se me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi nga Haga, rreth kontestit të imponuar për emrin, do të krijohen kushte më të volitshme për aspirimet e vendit.

Në takimin u shqyrtuan vlerësimet dhe rekomandimet në Propozim-rezolutën e Parlamentit Evropian për progresin e Maqedonisë për vitin 2011. Eurodeputetët u pajtuan se Maqedonia gjatë kohë pret për hapjen e negociatave dhe se është e domosdoshme kjo gjendje të tejkalohet. 

Eurodeputetët, z. Eduard Kukan nënvizoi më shumë çështje, me ç'rast konstatoi se në këto kohëra të vështira për BE-në, shumë punë evropiane i ndodhin Republikës së Maqedonisë dhe se ato duhet të vlerësohen. Fillimi i negociatave për anëtarësim në nivel të lartë është një hap i vogël në kontekst të fillimit të negociatave. 

Eurodeputeti, z. Riçard Hovit, i cili njëkohësisht është edhe raportues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, potencoi se në Draft-rezolutën që duhet të miratohet në Parlamentin Evropian nga mesi i muajit mars, jepet përkrahje e qartë për fillimin e negociatave me BE-në dhe në të qartë përfshihet nocioni - maqedonas. Ai nënvizoi proceset e filluara të përforcimit të kapaciteteve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

Eurodeputeti, z. Allojz Peterlle potencoi rëndësinë dhe rolin e diplomacisë parlamentare në komunikimin ndërkombëtar.

Click