Udhëheqja parlamentare



E enjte, 8 mars 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PËR MIQËSI ME MAQEDONINË TË PARLAMENTIT SUEDEZ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me Grupin për miqësi me Maqedoninë të Parlamentit Suedez. 

Delegacioni ishte në përbërje me z. Oskar Ohollm, kryetar i Grupit, deputet dhe anëtar i Partisë Moderati dhe anëtarë të Grupit: znj. Suzan Svenson, anëtare e Partisë socialdemokratike; Peter Radberg, anëtar i Partisë së gjelbër dhe z. Mikel Svenson, anëtar i Partisë Moderati. 

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski e informoi Grupin mbi punën e Kuvendit dhe ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se Republika e Maqedonisë tre vjet me radhë nga Komisioni Evropian merr Raporte pozitive për progresin, por për shkak të kontestit mirë të njohur me Greqinë, është penguar rruga e saj drejt Bashkimit Evropian. 

Prapëseprapë edhe krahas kontestit me Greqinë, Republika e Maqedonisë i realizon të gjitha reformat dhe direktivat të cilat vijnë nga Bashkimi Evropian. Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë pranon këshilla dhe përvoja nga vendet miq siç është Suedia. 

Z. Ohollm theksoi se njëra prej detyrave të Grupit për miqësi është t'i vetëdijësojë qytetarët e Suedisë për ngjarjet dhe gjendjen në Republikën e Maqedonisë, si dhe të kontribuojë në orientimin e debatit publik ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian.  

Të pranishmit u pajtuan se, megjithëse Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ajo i ka realizuar reformat dhe direktivat e BE-së, të cilat nuk janë vetëm kusht për anëtarësim në BE, por janë benefit edhe për qytetarët dhe për shtetin.  

Click