Udhëheqja parlamentare



E martë, 10 janar 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETAREN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ZNJ. ATIFETE JAHJAGA

Gjatë vizitës së sotme në Republikën e Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët e Delegacionit, realizuan takim me kryetaren e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Kryetari Veljanoski theksoi trendin pozitiv ndërmjet të dy shteteve në të gjitha sferat. Vizita e sotme e Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë dhe diskutimet me kolegët nga Parlamenti i Kosovës do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve

Veljanoski theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet të dy shteteve kontribuojnë në stabilitetin e plotë në rajon dhe në perspektivën euroatlantike. 

Veljanoski gjithashtu shtoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është gati t'i ndajë përvojat e deritanishme me kolegët deputetë, dhe t'i ndihmojë Republikës së Kosovës në integrimin e saj në BE dhe NATO. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë, që moti i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, dhe se tre herë me radhë merr rekomandim nga Komisioni Evropian për caktimin e datës për fillimin e negociatave.

"Kur flasim për perspektivën maqedonase euroatlantike, kemi mundësi që bashkërisht t'i shfrytëzojmë fondet, për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe energjetikës", theksoi kryetari Veljanoski.

Duke përkujtuar se Republika e Maqedonisë është një ndër shtetet e para që e ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës, kryetarja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga theksoi se nuk ka çështje të hapura politike ndërmjet këtyre dy shteteve.  

Ajo gjithashtu shprehu kënaqësi për bashkëpunimin intensiv ndërmjet të dy parlamenteve, meqë në këtë mënyrë përforcohen marrëdhëniet e dyanshme dhe përvojat maqedonase do të jenë të dobishme në proceset e integrimeve euroatlantike.  Gjithashtu theksoi se ardhmëria e vetme për gjithë rajonin është integrimi euroatlantik.


 
 

 

Click