Udhëheqja parlamentare



E premte, 2 mars 2012, Vellsi i Ri Jugor

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT DHE GUVERNATORIN E VELLSIT TË RI JUGOR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me deputetët: z. Ilija Dimovski, znj. Cvetanka Ivanova, z. Xhevat Ademi dhe z. Millorad Dodevski, sot u takuan me kryetarin dhe nënkryetarët e Parlamentit të Vellsit të Ri Jugor, z. Xhon Hog, z.Vard dhe znj. Mekllaren Xhons, deputetin Mosellman dhe guvernatorin e Vellsit të ri Jugor, znj. Meri Beshmir

Në fillim të takimit u diskutua për statusin, të drejtat dhe çështjet e Komunitetit maqedonas në Australi, u përmend se numri i Komunitetit maqedonas në Australi, veçanërisht në Vellsin e ri Jugor është i dendur, dhe ky komunitet jep kontribut të madh në shoqëri, i gëzon të gjitha të drejtat, ndërsa nëpërmjet përfaqësuesit të tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë i jepet mundësia t'i artikulojë të gjitha çështjet që e tangojnë. Të dy palët ranë dakord se me nënshkrimin e Marrëveshjes për sigurim social dhe pensional është bërë një hap përpara për Komunitetin maqedonas. Kryetari Veljanoski potencoi përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sferat e përbashkëta të interesit, veçanërisht në sferën e ekonomisë, ku marrëdhëniet janë në nivel të lakmueshëm, për shkak distancës gjeografike të të dy vendeve.

Kryetari Veljanoski dhe Delegacioni, gjithashtu u takuan edhe me guvernatorin e Vellsit të Ri Jugor, znj. Meri Beshmir. Në takimin u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë, të cilat shënojnë progres, veçanërisht pas vizitave në vitet fundit në nivel më të lartë, përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë në më shumë sfera me interes të ndërsjellë, veçanërisht në sferën e turizmit. 

Kryetari Veljanoski, gjithashtu, theksoi edhe rolin e rëndësishëm të militantëve maqedonas të vendosur në Afganistan të cilat janë pranë aleatëve te tyre - anëtarët e forcave ushtarake të Australisë. 

Për fat të keq, edhe krahas kontributit të madh të Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s dhe Koalicionit kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë ende nuk është anëtarë e NATO-s, për shkaqe mirë të njohura. 

Në takimin të dy palët u pajtuan se komuniteti maqedonas në Vellsin e Ri Jugor jep kontribut të madh në zhvillimin e shtetit dhe qëndron besnik ndaj Australisë.  

Click