Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 17 tetor 2012  

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË HUNGARISË, DR.LLASLLO KOVER

Para fillimit të bisedimeve zyrtare, kryetari i Parlamentit të Hungarisë, dr.Llasllo Kover, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanoski, vendosi kurorë në Përmendoren e heronjve të rënë dëshmorë për Maqedoninë

Në bisedimet të dy palët i theksuan marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet të dy shteteve, ku kontribut të madh ka bashkëpunimi parlamentar. 

Në ato korniza, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, përkujtoi se bashkëpunimi parlamentar i cili bazohet në Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet parlamenteve të nënshkruar në vitin 2008, gjatë kohës së vizitës zyrtare të Hungarisë, nuk përfundon vetëm në nivel të lartë, por për përfshin edhe bashkëpunim në nivel të grupeve parlamentare, komisioneve dhe strukturave tjera parlamentare. Duke folur për proceset tona eurointegruese kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanoski, nënvizoi se Maqedonia për së katërti herë merr rekomandim për fillimin e negociatave. 

"Shpresoj se në dhjetor do ta marrim datën për fillimin e negociatave, ndërsa gjithashtu jam i bindur se Hungaria, e cila deri tani, jo vetëm në mënyrë deklarative, por në mënyrë shumë konkrete, e përkrahu Republikën e Maqedonisë në proceset e integrimit në BE dhe NATO, këtë do ta bëjë edhe në dhjetor. Prandaj, dëshiroj të theksoj se Hungarinë ne e përjetuam si mike dhe shtet i ynë i vërtetë që jep shumë mund në integrimin tonë, si dhe në integrimin e gjithë rajonit", theksoi kryetari, z.Trajko Veljanoski. 

Kryetari i parlamentit të Hungarisë, dr. Llasllo Kover, duke shprehur falënderim për pritjen e përzemërt, theksoi se Hungaria edhe më tutje do ta përkrah Republikën e Maqedonisë në integrimet euroatlantike. 

"Kjo përkrahje nuk varet nga gjendja politike momentale, por besoni se integrimi i Maqedonisë, si dhe i vendeve të rajonit, është interes i yni nacional. Prandaj, në mbledhjen e Këshillit të ministrave në dhjetor, ne në tërësi do ta përkrahim raportin e Komisionit Evropian dhe propozimin për marrjen e datës për fillimin e negociatave.  Besoni se ne me padurim presim që Maqedonia të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së, meqë me atë fitojmë edhe një aleat në zgjidhjen e shumë çështjeve me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian", theksoi dr.Llasllo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.

Click