Udhëheqja parlamentare



E premte, 26 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SERBISË, Z.TOMISLLAV NIKOLIQ

Duke vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet shteteve si shumë të mira, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi se ato janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe ekziston interes i ndërsjellë për zhvillimin e tyre në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore në të gjitha nivelet dhe sferat. Ajo jo vetëm që është në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve tanë, por jep kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe perspektivës së tij euroatlantike. 

Duke përkujtuar se Republika e Maqedonisë për së katërti herë merr rekomandim nga Komisioni Evropian dhe presim që në dhjetor të marrim datë për fillimin e negociatave, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonia e përshëndet vendimin e Komisionit Evropian me të cilin Republikës së Serbisë iu nda status të shtetit-kandidat. 

"Ne jemi të përgatitur që t'i ndajmë përvojat tona me ju në këto procese integruese, duke pasur parasysh se parlamentet kanë rol kryesor në reformat. Shpresoj se ju nuk do të prisni kaq gjatë datë për negociata, shkaqet janë të njohura - emri ynë kushtetues, ndërsa me atë edhe identiteti ynë nacional dhe kulturor", theksoi kryetari Veljanoski.

Kryetari Veljanoski u përqendrua edhe në bashkëpunimin parlamentar, i cili është i vazhdueshëm në të gjitha nivelet, që gjithsesi kontribuon në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale. 

"Kontribut të veçantë në marrëdhëniet tona bilaterale kanë edhe minoritetet tona, ndërsa pozita e tyre është definuar me rregullativë juridike adekuate. Dëshiroj të përkujtoj se komuniteti etnik serb ka përfaqësues të tij në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa më gëzon fakti se edhe në Kuvendin e Serbisë ka përfaqësues të komunitetit etnik maqedonas", shtoi kryetari Veljanoski.

Kryetari i Republikës së Serbisë, z.Tomisllav Nikoloq, duke shprehur kënaqësi nga vizita, në veçanti theksoi se ai, si deputet shumëvjeçar, e respekton rolin e parlamenteve, meqë pikërisht këtu artikulohen interesat e qytetarëve. 

"Njëkohësisht, dëshiroj të theksoj se i respektoj dhe i vlerësoj përcaktimet tuaja se askush nuk mund ta mohojë identitetin tuaj nacional, kulturor dhe gjuhësor. Nuk ka çështje të hapura ndërmjet shteteve tona dhe prandaj jam i bindur se mund të punojmë shumë në dobi të të dy shteteve dhe gjithë rajonit. Sa i përket çështjes së marrëdhënieve ndërmjet Kishës ortodokse serbe dhe Kishës ortodokse maqedonase, un jam i bindur se ato mund të zgjidhen shpejt", theksoi kryetari Nikoliq.  

Click