Udhëheqja parlamentare



E martë, 17 prill 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. PETR NEÇAS, KRYETAR I QEVERISË SË REPUBLIKËS ÇEKE

Në takimin të dy bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e zhvilluara miqësore bilaterale në të gjitha sferat. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski, në veçanti theksoi politikën principiele të Republikës Çeke për Republikën e Maqedonisë dhe integrimin e saj euroatlantik.

"Besoj se të gjithë miqtë tanë e dinë mirë pse sot Maqedonia nuk është anëtare e NATO-s dhe pse nuk kemi marrë datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.    Prapëseprapë, ne si shtet vazhdojmë të marrim pjesë aktive në misionet paqësore të Aleancës, të obliguar me përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe për ta luftuar terrorizmin ndërkombëtar. Gjithashtu, dua t'ju bind se edhe më tutje mbetemi të vendosur në vazhdimin e negociatave me fqinjin tonë jugor, ku nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë u theksua se kjo palë përkatësisht fqinji jugor shkel ashpër marrëveshjet dhe obligimet ndërkombëtare. Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë, ardhmëria e gjithë rajonit, është integrimi në BE, por ardhmëria e BE-së nuk do të kompletohet pa vendet nga rajoni", theksoi kryetari Veljanoski. 

"Bashkëpunimi parlamentar shënon progres dhe për ne janë të rëndësishme përvojat e Parlamentit Çek në procesin e harmonizimit me direktivat evropiane dhe në përgjithësi në procesin e integrimit në BE", theksoi z. Veljanoski. 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës Çeke, z. Petr Neças, duke theksuar se Çekia që në Samitin e Bukureshtit fuqimisht ka përkrahur Maqedoninë për anëtarësim në NATO, nënvizoi se integrimi i Republikës së Maqedonisë dhe në përgjithësi integrimi i gjithë rajonit është një nga prioritetet e Qeverisë Çeke. 

"Edhe më tutje do të vazhdojmë ta përkrahim Republikën e Maqedonisë, e cila është e njohur për nga puna që e bën në proceset euroatlantike dhe në stabilitetin e gjithë rajonit", theksoi z. Neças. 

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, kryeministri Neças potencoi se është i kënaqur nga tregtia e zhvilluar. Në këtë drejtim, kryeministri Çek është i shoqëruar edhe nga një grup më i madh i biznesmenëve çekë të cilat janë të interesuar për Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në sferën e energjetikës, transportit dhe në disa sfera tjera të ekonomisë. 

Click