Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 23 maj 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETAREN E KËSHILLIT NACIONAL TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, ZNJ.BARBARA PRAMER

Në takimin, të dy palët marrëdhëniet bilaterale i vlerësuan si shumë të mira dhe të cilat shënojnë progres në të gjitha sferat. Në ato korniza, bashkëpunimi parlamentar, jep kontribut të madh, si në nivel të kryetarëve ashtu edhe në nivel të grupeve parlamentare dhe komisioneve, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski. 

Duke diskutuar për gjendjen aktuale, kryetari Veljanoski theksoi se Kuvendi është fokusuar në dy çështje themelore, dhe atë: Procesi i integrimit tonë euroatlantik dhe implementimi konsekuent i ligjeve të miratuara dhe reformave të realizuara.Pavarësisht se çka ndodhi në samitin e NATO-s në Çikago, dhe pavarësisht faktit se tre vite me radhë morëm rekomandim nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, Republika e Maqedonisë nuk do të heq dorë nga kriteret e saj strategjike, përkatësisht nga integrimi i saj i plotë në BE dhe NATO. 

"Të gjitha reformat dhe harmonizimin me direktivat evropiane i bëjmë sepse jemi të vetëdijshëm se kjo është para se gjithash në dobi të qytetarëve tanë, ndërsa kjo është edhe detyrë dhe përgjegjësi për ne si politikanë.  Jemi në drejtim të duhur kur bëhet fjalë për reformat, dëshiroj të përkujtoj se këtë e vërtetoi edhe eurokomisari File gjatë vizitës së tij të paradokohshme këtu në Kuvend", theksoi kryetari Veljanoski. 

Duke shprehur falënderim dhe kënaqësi për vizitën e Republikës së Maqedonisë, kryetarja e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, znj.Barbara Pramer, në veçanti theksoi rolin e parlamenteve në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. 

"Ne si shtet e përkrahim plotësisht Republikën e Maqedonisë në procesin e integrimit në BE.  Projekti Evropa e bashkuar mund të jetë i suksesshëm vetëm me integrimin e Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë shteteve nga rajoni. Prandaj, qëndrimi ynë është se çështja e emrit nuk mund të lidhet me fillimin e negociatave me BE-në, përkatësisht këto dy procese duhet të rrjedhin veç e veç", theksoi znj.Pramer.

Në takmin, znj.Barbara Pramer e ftoi zyrtarisht kryetarin e Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, që ta vizitojë Austrinë, gjë që u pranua me kënaqësi nga ana e kryetarit Veljanoski.

 

Click