Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 29 shkurt 2012, Australi 
 
TAKIMI I KRYETARIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI DHE DELEGACIONIT ME SENATORIN E DHOMËS SË EPËRME TË PARLAMENTIT TË AUSTRALISË, Z. GERI HANFRIS DHE ME SENATORIN E DHOMËS SË EPËRME TË AUSTRALISË, Z. LLUK SIMKINS 
 
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski bashkë me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me deputetët: Ilija Dimovski, Millorad Dodevski, Cvetanka Ivanova dhe Xhevat Ademi, u takuan me senatorin e Dhomës së epërme të Parlamentit të Australisë, z. Geri Hanfris. Në fillim të takimit kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Australia kanë marrëdhënie të mira miqësore dhe politike dhe se Republika e Maqedonisë i kushton rëndësi zhvillimit të mëtutjeshëm të suksesshëm dhe avancimit të marrëdhënieve me Australinë.

Në takimin u diskutua edhe për përdorimin bilateral të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në komunikimin me Australinë. Kryetari Veljanoski, gjithashtu, nënvizoi se në Maqedoni duhet të hapet ambasadë e Australisë dhe të lehtësohet regjimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë për udhëtim në Australi, dhe kjo mund të japë ndihmesë në përmirësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet Australisë dhe Republikës së Maqedonisë. 

Gjithashtu, edhe Senatori Hanfris u pajtua se lehtësimi i regjimit të vizave padyshim do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Sa i përket çështjes së emrit ai theksoi se kjo çështje nuk është vetëm dokument diplomatik, por bëhet fjalë për identitetin e një populli. Pa marrë parasysh marrëdhëniet e të dy vendeve, kur bëhet fjalë për emrin e shtetit duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve. Sipas Hanfis pozita e Australisë është e palogjikshme dhe kjo duhet ndryshuar. 

Në takimin me senatorin Simkins u diskutua për njohjen e Republikës së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, me ç'rast z. Simkins theksoi se Republikës së Maqedonisë askush nuk mund t'i tregojë se si të quhet - miqtë duhet të adresohen njëra ndaj tjetrës me emrin që iu është dhënë që në lindje, dhe jo me emrin që ua ka caktuar pala e tretë.  Ai potencoi se gjatë vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë ka konstatuar se Maqedonasit nuk kanë qëllim të keq ndaj Greqisë, por thjesht ato dëshirojnë që shteti i tyre të përparojë dhe zhvillohet.  

Në mënyrë plotësuese z. Simkins theksoi se Republika e Maqedonisë duhet të merr mirënjohje për progresin të cilin e ka arritur deri më tani dhe për pjesëmarrjen në misionet paqësore të NATO-s. Të dy palët u pajtuan se rritja e numrit të vizitave kthyese do të japë ndihmesë në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Australisë dhe Republikës së Maqedonisë në sferën e kulturës, politikës, ekonomisë dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore.  

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, gjithashtu realizoi takim edhe me Grupin australian-maqedonas për miqësi, të udhëhequr nga z. Stefan Xhons.

Click