Udhëheqja parlamentare



E martë, 28 shkurt 2012, Viktoria, Australia

TAKIMI I KRYETARIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME PËRKRAHËSIT E INICIATIVËS PËR FORMIMIN E GRUPIT PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET PARLAMENTIT TË VIKTORISË DHE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 
 
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me deputetët - përkrahës të iniciativës për formimin e Grupit për bashkëpunimin të Parlamentit të Viktorisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Endru Ellsberi, iniciator për formimin e Grupit për bashkëpunim, znj. Natali Haçinson dhe z.  Kolin Hartlland, përkrahës të kësaj iniciative.

Në takimin bashkëbiseduesit u pajtuan se  marrëdhëniet miqësore ndërmjet shtetit Viktoria dhe Republikës së Maqedonisë janë të shkëlqyeshme dhe kanë tendencë pozitive të lëvizjes. Marrëdhëniet ndërparlamentare ndërmjet shtetit Viktoria dhe Republikës së Maqedonisë janë në nivel të kënaqshëm, por prapëseprapë ekzistojnë më shumë mekanizma për përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim është edhe iniciativa për formimin e Grupit për bashkëpunim ndërmjet shtetit Viktoria dhe Republikës së Maqedonisë.

Z. Endru Ellsberi theksoi se do të vazhdojë me konsultimet me kryesuesit e Parlamentit të Viktorisë dhe do të kërkojë këshill dhe mendim nga parlamenti i Australisë Perëndimore në të cilën tashmë ka formuar Grup për bashkëpunim me Maqedonisë. 

"Momentalisht, tentojmë të gjejmë mënyrë për realizimin e kësaj iniciative sa më shpejtë", theksoi z. Ellsberi.  
 

 

Click