Udhëheqja parlamentare



E martë, 28 shkurt 2012, Viktoria, Australia

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT MAQEDONAS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski realizoi takim me përfaqësuesit e Komitetit Australian-Maqedonas për të Drejtat e Njeriut (KAMDNJ). Udhëheqësia e Komitetit për të Drejtat e Njeriut e informon kryetarin Veljanoski për aktivitetet e realizuara në periudhën e kaluar, për strukturën dhe anëtarësinë e Komitetit, organizimin dhe mënyrën e punës së Komitetit, si dhe për botimet periodike që i lëshon KAMDNJ-ja në Australi dhe shtetet ku jeton Komuniteti maqedonas.  

Kryetari Veljanoski në këtë rast i dha mirënjohje udhëheqësisë së Komitetit për qëndrueshmërinë në luftën për refuzimin e nocionit Sllavo-maqedonas, të futur me Direktivën e MPJ të Australisë në vitin 1994 dhe për kthimin e nocionit Maqedonas në të gjitha dokumentet dhe institucionet. 

Në takimin u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me KMDNJ. U nda mendimi se pjesëtarët e Komunitetit maqedonas, në luftën për realizimin e interesave dhe të drejtave, duhet pozitivisht të inkuadrohen në politikën dhe në jetën partiake të shoqërisë australiane. Në takimin u diskutua edhe për çështje tjera të pjesëtarëve të Komunitetit maqedonas në Australi, për të cilat u vlerësua se është e domosdoshme që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje. 

Kryetari Veljanoski, gjatë ditës, realizoi takim edhe me përfaqësuesit e Këshillit të Komunitetit Maqedonas në Viktori, të cilët e informuan për aktivitetet e Këshillit të cilat janë orientuar në njohjen e Republikës së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nga ana e Australisë, bashkimin e të gjithë Maqedonasve në Australi, si dhe përfshirjen aktive e Maqedonasve në sferën e politikës në Viktori, ndërsa më vonë edhe në nivel federal. Gjithashtu, përfaqësuesit e Këshillit e informuan kryetarin Veljanoski për përbërjen e re të kryesisë, e cila numëron 15 anëtarë - prej të cilëve 10 janë anëtarë të rinj, përfaqësues të organizatave të cilat janë anëtarë të Këshillit. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski tregoi interes për planet dhe aktivitetet e ardhshme të Këshillit, për mënyrat në të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mund t'i ndihmojë Komunitetit australian, ndërsa u fol edhe për përfshirjen më aktive të Maqedonasve të cilët rrjedhin nga shtetet jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se për Komunitetin maqedonas në Australi është veçanërisht e rëndësishme që kanë përfaqësues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me çka komuniteti fiton mundësi t'i artikulojë qëndrimet dhe problemet e tij dhe në atë mënyrë të kërkojë zgjidhje. 

Në orët e pasdites përfaqësues të shquar të organizatave, shoqatave dhe individë të komunitetit maqedonas në Viktori organizuan pritje për nder të kryetarit Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit parlamentar. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mikpritjen dhe theksoi se Komuniteti maqedonas është i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë. 

Ai gjithashtu nënvizoi se krenohet me atë që për Komunitetin maqedonas dëgjon fjalë të mira, dhe se i qëndron besnik Australisë dhe Viktorisë dhe jep kontribut të madh në sferën sociale dhe ekonomike, gjithashtu potencoi se Maqedonia gjithmonë ka pasur besim në komunitetin e saj dhe i përkrah të gjitha iniciativat dhe angazhimet e komunitetit, që këtu Komuniteti duhet të bashkëpunojë me institucionet e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që të arrihen rezultatet e parapara.  

Click