Udhëheqja parlamentare



E enjte, 11 prill 2013

KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z. KARL VIKTOR ERJAVEC 

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve të cilat bazohen në bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe përkrahjen e ndërsjellë në planin bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për pozicionin e qartë dhe konstant të Republikës së Sllovenisë ndaj Republikës së Maqedonisë, i cili shënon përkrahje të vazhdueshme, të fuqishme dhe principiele për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë.   

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik Republika e Sllovenisë është partner i rëndësishëm i jashtëm tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe gjendet në listën e partnerëve më të mëdhenj tregtar. Në atë drejtim shprehu bindje për realizimin edhe të investimeve tjera nga kompanitë sllovene, si dhe për intensifikimin dhe zhvillimin e turizmit gjeotermal dhe aspekteve tjera të shfrytëzimit të kapaciteteve gjeotermale në Maqedoni. 

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga zgjedhjet e realizuara lokale në Republikën e Maqedonisë, duke nënvizuar pjekurinë demokratike të shtetit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë, z.Karl Viktor Erjavec, shprehu falënderim për takimin e sotëm, duke potencuar raportin e sinqertë miqësor ndërmjet të dy shteteve. E riafirmoi përkrahjen e Republikës së Maqedonisë lidhur me kontestin e emrit me Greqinë, duke theksuar se të dyja palët përmes dialogut konstruktiv mund të gjejnë zgjidhje për problemin. Republika e Sllovenisë i përkrah aktivitetet për stabilizim permanent të rajonit dhe për integrimin e tij në NATO dhe BE. 

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, shprehu bindje se kompanitë sllovene edhe në të ardhmen do ta vazhdojnë bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë si rezultat i klimës së mirë ekonomike dhe reformave të realizuara. 

Ministri shprehu kënaqësi për ndryshimet dhe reformat në shtet, e veçanërisht në qytetin e Shkupit, duke bërë krahasim me vizitën e tij të fundit në vitin 2007.  

Në fund, të dy palët shprehën bindje se në të ardhmen marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë do ta mbajnë nivelin e lartë të miqësisë dhe mirëkuptimit.  

Click