Udhëheqja parlamentare



E martë. 7 maj 2013

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË IRLANDË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, prej nesër qëndron në vizitë zyrtare në Irlandë në nivel më të lartë shtetëror. Vizita zyrtare dyditore në Irlandë, e cila momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, realizohet me ftesë të kryesuesit të Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret. 

Në përbërje të delegacionit të Kuvendit, të kryesuar nga kryetari Veljanoski janë edhe deputetët: z. Aleksandar Nikolloski, z. Nexhati Jakupi dhe z. Pançe Orcev.

Gjatë vizitës zyrtare, kryetari Veljanoski, përveç takimit me nikoqirin, kryesuesin e Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret, do të realizojë takim edhe me kryetarin e Irlandës, z. Majkll D.  Higins, ministrin e Çështjeve Ekonomike, znj.Lusinda Kreiton, me Komisionin e Përbashkët Parlamentar për Çështje Evropiane, me Grupin irlandez-maqedonas për miqësi, si dhe me përfaqësuesit e Komunitetit Maqedonas në Irlandë. 

Në kuadër të vizitës zyrtare, është paraparë që kryetari Veljanoski të jetë prezent edhe në mbledhjen e Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës - Dail, si dhe në mbledhjen e Senatit Irlandez.

Click