Udhëheqja parlamentare



E martë, 30 prill 2013

KRYETARI VLEJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z.ALLDO BUMQI

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe përkrahjen reciproke në plan bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për qëndrimin pozitiv të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për përkrahjen e qartë, konstante dhe principiele të Shqipërisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, edhe pse të dyja shtetet bashkërisht filluan të ecin drejt këtij qëllimi.

Lidhur me marrëdhëniet etnike, Republika e Maqedonisë jep kontribut të madh me zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë shprehu kënaqësi për kthimin e toponimeve në Republikën e Shqipërisë në vendbanimet ku jetojnë Maqedonas. Në atë drejtim të dyja palët tregojnë pjekuri në bashkëpunimin e ndërsjellë. 

Në kuadër të takimit, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga zgjedhjet e realizuara lokale në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar pjekurinë demokratike të shtetit dhe shprehu dëshirë që edhe në Republikën e Shqipërisë në qershor të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike. 

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z.Alldo Bumçi, shprehu falënderim për takimin e sotëm, duke potencuar qëndrimin e sinqertë miqësor ndërmjet të dyja shteteve, dhe nënvizoi se Republika e Shqipërisë e respekton sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Maqedonisë. 

Ai shprehu bindje se me ndërtimin e infrastrukturës rrugore në të dyja shtetet, do të zmadhohet edhe bashkëpunimi ekonomik, madje shprehu kënaqësi për hapjen e më shumë kalimeve kufitare dhe për kalimin e kufijve të të dyja shteteve vetëm me letërnjoftim. Në fund, të dyja palët shprehën bindje se në të ardhmen marrëdhëniet ndërmjet të dyja shteteve do ta mbajnë nivelin e lartë të miqësisë dhe mirëkuptimit.

Click