Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 17 korrik 2013

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z.BORUT PAHOR

Kryetari Veljanoski e informoi mysafirin për gjendjen politike aktuale të Republikës së Maqedonisë, për zgjedhjet e mbajtura lokale, për vullnetin e treguar të popullit ndaj tyre dhe për gjendjen e normalizuar pas ngjarjeve kah fundi i vitit të kaluar.

Kryetari Veljanoski e informoi mysafirin edhe për përkushtimin në realizimin e reformave në rrugën e integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, si dhe për gatishmërinë për përpjekje të shumta dhe për realizimin reformave në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Kryetari i Republikës së Sllovenisë, z. Pahor shprehu kënaqësi nga vizita e Republikës së Maqedonisë, kryetarit Veljanoski i përcolli përshëndetje nga kolegu slloven, kryetari i Parlamentit të Sllovenisë z. Janko Veber dhe shprehu bindje se takimet kontribuojnë në përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet të dyja shteteve.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për marrjen e datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian, për mundësinë dhe nevojën që të harmonizohet në kohë legjislacioni nacional me legjislacionin evropian, si dhe për kontestin me emrin me fqinjin jugor si pengesë ndaj Republikës së Maqedonisë për t'i filluar negociatat për anëtarësim në BE. Në atë kontekst kryetari Veljanoski theksoi se miqtë mund t'i zgjedhësh, por fqinjët janë ato që janë dhe se nëse Republika e Sllovenisë ishte fqinji i Republikës së Maqedonisë nuk do të ekzistonte kontest, por nëse ekzistonte kontest sigurisht se do të zgjidhej dhe Maqedonia do të ishte anëtare e Bashkimit Evropian.

Kryetari Pahor shprehu gatishmëri që Republika e Sllovenisë të bëjë çmos për lehtësimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë.
 
 

Click