Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari

TAKIMET BILATERALE TË KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E 6-TË  TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, merr pjesë në Konferencën e gjashtë të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kryetarit të Kuvendit Nacional të Hungarisë, z. Llasllo Kover.

Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski mbajti fjalim në sesionin e parë:  "Integrimi në BE: rezultate dhe aspirime", ndërsa në sesionin e dytë "Politika e sigurisë për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor", Kryetari i Kuvendit Nacional, njëkohësisht edhe bashkëkryesues me nikoqirin e Konferencës, z. Llasllo Kover, mbajti fjalim me temë: Kontributi për stabilitetin evropian

Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski realizoi takime bilaterale me kolegët e tij, nikoqirin e Konferencës, kryetarin e Kuvendit Nacional të Hungarisë, z. Llasllo Kover, me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Branko Radulloviq, si dhe me mysafirin e nderuar në Konferencë, z. Igor Radojçiq, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë. 

Në takimet bashkëfolësit këmbyen mendime për temat aktuale dhe ndodhitë në shtetet, për rëndësinë e llojit të tillë të ngjarjeve për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen plotësuese për ndihmë dhe përkrahje reciproke, si dhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të rajonit në të gjitha nivelet. Perspektiva në BE, anëtarësimi në NATO dhe gatishmëria për këmbim përvojash për harmonizim me legjislacionin evropian dhe arritja e standardeve të Aleancës, ishin gjithashtu pjesë e temave në të cilat u përqendruan bashkëfolësit. 
 
Gjatë dy sesioneve, pjesa më e madhe e folësve e potencuan rëndësinë që sa më shpejtë të fillojnë negociatat e Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin e merituar të Republikës së Maqedonisë në NATO.
 
Në Konferencën e gjashtë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Budapest, marrin pjesë edhe delegacione nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
 

 
a

Na ndiqni në: