Udhëheqja parlamentare



E martë, 15 janar 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E DEPUTETËVE NGA GRUPI PËR BASHKËPUNIM BILATERAL ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË NGA DHOMA PËRFAQËSUESE E INDONEZISË 

Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e përshëndeti zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dy shteteve, me ç'rast shprehu edhe bindjen se në të ardhmen ato do të shënojnë zhvillim pozitiv dhe dinamikë të zmadhuar në më shumë sfera. Kryetari Veljanoski, gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Kuvendi bëjnë përpjekje për vendosjen dhe zhvillimin e dialogut politik dhe për zhvillimin kontakteve dhe takimeve më të shpeshta.

Në takimin, kryetari Veljanoski nënvizoi se bashkëpunimi parlamentar duhet të intensifikohet në të gjitha nivelet, gjegjësisht në nivel të takimeve të grupeve për miqësi ndërmjet të dy parlamenteve, në nivel të takimeve të komisioneve parlamentare, e deri në nivel të kryetarëve të parlamenteve, që gjithsesi do të jep kontribut të madh në marrëdhëniet e plota ndërmjet tyre. 

Kryetari Veljanoski potencoi se pikërisht bashkëpunimi parlamentar edhe në të ardhmen do të jep ndihmesë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet shteteve.

Lidhur me përcaktimet strategjike, kryetari Veljanoski e informoi Delegacionin e Dhomës përfaqësuese të Indonezisë se Republika e Maqedonisë, si edhe deri më tani, mbetet e fokusuar në prioritetet për anëtarësim në NATO dhe BE.

Shefja e Delegacionit, znj.Vera Fabjanti, duke u falënderuar për takimin e sotëm, e prezantoi delegacionin e saj dhe e informoi kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për gjendjet aktuale politike dhe ekonomike në Indonezi. Ajo gjithashtu, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Indonezia kanë vendosur marrëdhënie bilaterale që nga viti 1993 dhe se në periudhën e deritanishme nuk ka qenë intensive, edhe pse bëhet fjalë për dy vende me lidhje miqësore. 

Znj.Fabjanti pohoi se edhe për Parlamentin e Indonezisë është i rëndësishëm bashkëpunimi parlamentar dhe i bëri ftesë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Indonezinë. 
 
 
 

 

Click