Udhëheqja parlamentare



E premte, 8 shkurt 2013, Uashington

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KONGRESISTIN ROBERT ADERHOLLD DHE FJALIMI I TIJ NË DARKËN E LIDERËVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski gjatë vizitës në SHBA u takua me kongresistin Robert Aderholld. Vizita e tyre e parë u realizua gjatë vizitës së kryetarit Veljanoski në SHBA në vitin 2009.  

Të dy palët diskutuan në shumë tema, me ç'rast në veçanti u theksua miqësia strategjike ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë, integrimet tona euroatlantike dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë. 

Edhe në këtë mbledhje kryetari Veljanoski u angazhua që gjatë integrimit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë në këto organizata të vlejnë rregullat e njëjta të cilat vlejnë edhe për vendet tjera. Pas takimit të dy funksionarët shkuan në Drekën e përbashkët të liderëve, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve të Mëngjesit të lutjeve. 

Kryetari Veljanoski mbajti fjalim në Darkën e liderëve, në të cilën u paraqitën për fjalë edhen Robert Aderholld dhe Likolln Dejvis, si dhe kongresistët, senatorët, liderët dhe përfaqësuesit e vendeve tjera. 

Në Darkën e liderëve u diskutuan çështjet lidhur me bashkëpunimin e popujve dhe zhvillimin e vlerave shpirtërore dhe religjioze, siç është falja dhe toleranca.

"Gjatë kësaj vizite u takova me shumë anëtarë të Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të popujve nga gjithë bota, theksoi kryetari Veljanoski gjatë fjalimit të tij. 

Ai gjithashtu nënvizoi se, Republika e Maqedonisë është vend në të cilin kultivohet toleranca dhe respektohen dallimet etnike, kulturore dhe fetare, si dhe në të cilin bashkëjetojnë krishterët, myslimanët, hebrenjtë dhe komunitetet tjera, njëkohësisht duke potencuar se në vendin e njëjtë janë xhamitë, kishat, sinagogat dhe objektet tjera fetare.  
Republika e Maqedonisë është vend që ka emër, identitet dhe histori. Në atë kontekst, z.Veljanoski kërkoi që për Republikën e Maqedonisë, e cila është pjesë e familjes së popujve të vlejnë dhe të respektohen rregullat dhe principet e njëjta si për vendet tjera.

Njëkohësisht duke potencuar se ai vjen nga Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë, qytet në të cilin ka lindur Nëna Tereza.

"Para 4 vitesh hapëm Muzeun Memorial të Nënë Terezës. Ajo është përkujtimore për mijëra njerëz nëpër botë se çfarë do të thotë të jesh lider në shërbim të popullit.  Shpresoj se të gjithë ne, pa dallim se çfarë punojmë dhe prej nga vijmë, do ta kemi Nënë Terezën si frymëzim në jetët tona, në sjelljet dhe veprimet tona të përditshme, në veprat dhe punën tonë", theksoi kryetari Veljanoski. 

 

Click