Udhëheqja parlamentare



E martë, 27 gusht 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË FEDERATËS VALONI-BRUKSEL, BELGJIKË, Z. ZHAN-SHARL LIPERTO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski, u takua me kryetarin e Parlamentit të Federatës Valoni-Bruksel dhe kryetarin s komunës të qytetit Sambervill, z. Zhan-Sharll Liperto, i cili u shoqërua nga kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, z. Arsenço Aleksov dhe zëvendëskryetari i komunës së Sambervillit, z.  Nikolla Dimon.

Kryetarit Veljanoski shprehu kënaqësi nga vizita e kryetarit të Parlamentit të Federatës Valoni-Bruksel, Belgjikë, z. Zhan-Sharll Lieprto, i cili njëkohësisht e ushtron edhe funksionin e kryetarit të komunës në qytetin e Simbervillit, Belgjikë dhe shprehu falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga pjesa frankofone e Belgjikës, Valoni.

Në takimin u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet të dyja palëve në më shumë sfera, ndër të cilat u diskutua edhe për këmbimin kulturor ndërmjet komunave, vizitat e ndërsjella në nivel rajonal dhe iniciativat për thellimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar.

Lidhur me dallimet në sistemet e të dyja vendeve, kryetari Veljanoski theksoi se në Republikën e Maqedonisë rregullat ligjore parashohin mospërputhje të funksionit deputet me ushtrimin e funksionit kryetar komune ose me ndonjë profesion tjetër, për dallim nga Belgjika ku lejohet njëkohësisht të kryhen më shumë funksione.

Gjatë takimit, kryetari Veljanoski i informoi mysafirët për rrethanat politike në Republikën e Maqedonisë, reformat në vend, bllokadat e vendosura si pengesë për integrimin euroatlantik të vendit, përforcimin ekonomi, si dhe ballafaqimin me sfidat e krizës ekonomike. Ai u përqendrua edhe në vështirësitë me të cilat ballafaqohen disa vende të BE-së.

Z. Zhan-Sharll Liperto iu falënderua kryetarit Veljanoski për takimin, duke nënvizuar se ka kënaqësi të veçantë që vizita e tij e parë në Ballkan është pikërisht në Republikën e Maqedonisë. Ai gjithashtu përmendi përkrahjen e Valonisë ndaj Republikës së Maqedonisë, veçanërisht përmes anëtarësisë së përbashkët në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku anëtarët përveç që e ndajnë bashkërisht frëngjishten, angazhohen edhe për respektimin e vlerave demokratike universale si shtyllë e çdo vendi demokratik.

Në fund, kryetari Veljanoski shprehu bindje se ky takim do ta nxisë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve në drejtim të këmbimit të përvojave dhe praktikave, të dobishme si për parlamentet, ashtu edhe për qytetarët e të dyja vendeve.

Click