Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 3 korrik 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TITUS KORLLACEAN

Kryetar i nderuar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu falënderim për përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga Republika e Rumanisë dhe e informoi bashkëfolësin për gjendjen politike aktuale në lidhje me integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, duke shprehur keqardhje që Republika e Maqedonisë përsëri nuk mori datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryetari Veljanoski theksoi se përveç mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave, Republika e Maqedonisë vazhdon me realizimin e reformave, të cilat fillimisht i bën për shkak qytetarëve të tyre. 

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se në sajë të bazës së mirë të dhënë në kuadër të Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga PBEJL në Ohër, gjatë kryesimit të Republikës së Maqedonisë me PBEJL do të formohet Asambleja Parlamentare që do të realizojë rezultat të konsiderueshëm në lidhje me bashkëpunimin rajonal.

Veljanoski e njoftoi mysafirin se me kolegun e tij, kryetari i Dhomës përfaqësuese të Republikës së Rumanisë, z.   Zgonea, në takimin bilateral në kuadër të konferencës në Ohër, u morën vesh të dy parlamentet të angazhohen për avancimin e bashkëpunimit parlamentar në nivel të komisioneve dhe në nivel të kryetarëve të të dy parlamenteve.

Ministri Korlacean shprehu kënaqësi se në përbërjen e fundit parlamentar të Republikës së Rumanisë është formuar grup për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe nga të dyja palët ekziston gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, si dhe marrëdhënieve në sferat tjera. 

Ai e vërtetoi angazhimin e Republikës së Rumanisë për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë në rrugën e integrimit në BE dhe NATO dhe e njoftoi bashkëfolësin se Rumania, bashkë me Turqinë dhe Poloninë, kanë filluar proces për përkrahje ende më të madhe të Republikës së Maqedonisë në lidhje me integrimin euroatlantik.

Ministri Korlacean potencoi se në Bukuresht ende ndjehet keqardhje që Republika e Maqedonisë në vitin 2008 nuk u bë anëtare e NATO-s dhe se Rumania është e përgatitur të ndihmojë edhe në lidhje me negociatat që udhëhiqen nën patronazhin e KB-së. 

Për çështjen e minoriteteve të dyja palët konstatuan se raporti i të dyja shteteve ndaj tyre është në nivel të lartë dhe se të dyja shtetet përpiqen për përmirësim plotësues të pozitës së maqedonasve në Republikën e Rumanisë dhe të vllahëve në Republikën e Maqedonisë.   

Click