Udhëheqja parlamentare



E premte, 5 korrik 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NDIHMËSIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S, Z. DIRK BRENGELLMAN

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e informoi bashkëfolësin për ngjarjet politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, me interesim të madh të qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe përkushtimin e institucioneve në realizimin e atij procesi. 

Kryetari Veljanoski potencoi se përveç rezultatit negativ në Bukuresht në vitin 2008, Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në integrimin në NATO aleancën, duke përmbushur të gjitha detyrimet sikur të jetë anëtare e organizatës dhe duke realizuar reformat që janë të rëndësishme, para se gjithash, për qytetarët e shtetit tonë.

Kryetari Veljanoski konstatoi se në Republikën e Maqedonisë disa punë ndodhin me intensitet më të fuqishëm si rezultat i presionit të opinionit për integrim më të shpejtë të shtetit në BE dhe NATO dhe se ai presion i obligon politikanët në angazhim dhe përkushtim akoma më të madh për integrim më të shpejtë euroatlantik, gjë që do të paraqiste prosperitet edhe për shtetin dhe rajonin, por edhe për Evropën në tërësi. 

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë do të mundësojë mbylljen e çështjeve ditore të politikës dhe sigurisë për llogari të përkushtimit në avancimin ekonomik të vendit. 

Z.Brengellman shprehu kënaqësi për takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke shprehur mirëkuptim për frustrimin që e ndjen Republika e Maqedonisë pas Samitit në vitin 2008 dhe pas mosmarrjes së anëtarësimit në Aleancë. 

Ai potencoi se anëtarësia e Republikës së Maqedonisë në NATO do të shënojë sigurimin e stabilitetit në rajon, por edhe në Evropë dhe shprehu falënderim për kontributin e përgjithshëm të shtetit në kuadër të pjesëmarrjes në misionet e Aleancës.

Mysafiri shprehu falënderim edhe në lidhje me lëvizjet pozitive të gjendjes politike në shtetin pas ngjarjeve kah fundi i vitit paraprak.

Të dyja palët këmbyen mendime edhe për rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit edhe për procesin e miratimit të Ligjit për media.

Click