Aktivitetet



E premte, 24 maj 2013, Talin, Estoni

PJESËMARRJA E SHEFIT TË DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË AP TË KE, Z. ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, NË PUNËN E MBLEDHJES SË KOMISIONIT MONITORUES

Në kuadër të mbledhjes së Komisionit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës (APKE) shqyrtohen draft-rezoluta dhe draft-rekomandimet për dialogun pastmonitorues me Republikën e Maqedonisë për përmbushjen e detyrimeve gjatë pranimit në Këshillin e Evropës. Raportues për Maqedonisë është deputeti britanik, z.  Robert Vollter.  Komisioni Monitorues është komision më i rëndësishëm në kuadër të APKE dhe pas miratimit të dokumentit në mbledhjen e Komisionit, ai do të gjendet në seancë plenare gjatë sesionit pranveror të AP të KE, në qershor 2013, që është procedurë e zakonshme për vendet që gjenden në dialogun pasmonitroues. 

Raporti mbulon çështje që kanë të bëjnë me procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë, luftën kundër korrupsionit, ngjarjet pas-zgjedhore, funksionimin e Parlamentit, Marrëveshjen e Ohrit, reformën në gjyqësi, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, gjuhës dhe të drejtat kulturore, luftën kundër trafikimit me njerëz, çështjen e azilkërkuesve të rrejshëm, rezultatet dhe vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur më 5 korrik 2011, si dhe zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Aleksandar Nikolloski, në cilësi të anëtarit të Komisionit Monitorues, merr pjesë në punën e mbledhjes së Komisionit Monitorues, më 23 dhe 24 maj, mbahet në Talin, Estoni. 

Veçanërisht është e rëndësishme pjesa që ka të bëjë me integrimet në NATO dhe BE.  APKE jep qëndrim të qartë se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe BE dhe prezanton qëndrimin më të qartë për këtë çështje, si dhe bllokadën e integrimeve nga Greqia. Gjegjësisht, në rezolutën në pikën dy thuhet; "APKE shpreh keqardhje që çështja e emrit vazhdon ta prolongojë hapjen e negociatave aderuese me BE-në, megjithëse për atë ka rekomandime çdo vjet nga viti 2009 deri më tani nga Komisioni Evropian, si dhe tentimi i Maqedonisë për anëtarësim në NATO, njëkohësisht pa u respektuar nga Greqia vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) nga 5 dhjetor 2011. APKE shpreson se Greqia do të aplikojë dhe pranojë qasje më fleksibile për zgjidhjen e kësaj çështjeje. APKE e fton Maqedoninë ta vazhdojë dialogun nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe të zhvillojë marrëdhënie konstruktive me fqinjët, me atë duke kontribuar për stabilitetin e rajonit." 

Sipas shefit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Aleksandar Nikolloski kjo paraqet porosi më të fuqishme dhe më të qartë deri më tani që i është drejtuar Greqisë se duhet të pushojë së shfrytëzuari çështjen e emrit për bllokimin e vullnetit të popullit maqedonas për anëtarësim në NATO dhe në BE, si dhe thirrje të qartë në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të cilin Greqia, për fat të keq, nuk e respekton.    Sipas tij, gjithashtu, është e rëndësishme që gjatë gjithë tekstit të draft-rezolutës dhe draft-rekomandimit për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë përdoret termi - Maqedoni dhe mbiemri maqedonas si qëndrim i qartë i raportuesit, z.  Robert Vllater, si dhe AP të Këshillit të Evropës. 

Click