Aktivitetet



E enjte, 7 shkurt 2013, Beograd

BASHKËPUNIM MË TË FRYTSHËM DHE PËRAFRIM EKONOMIK NË RAJONIN NËPËRMJET VENDOSJES SË RRJETEVE PARLAMENTARE  

Në kuadër të projektit të Fondacionit Vestministër për Demokraci "Roli i parlamenteve dhe qeverive në promovimin e konkurrencës dhe rritjes ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor", kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Vlladanka Aviroviq, mori pjesë në promovimin e studimit rajonal:  Perspektivat ekonomike dhe evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt më 5 shkurt 2013 në Beograd, në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë. 

Si udhëheqëse e rrjetit parlamentar të komisioneve për ekonomi dhe financa të vendeve nga Ballkani Perëndimor, znj.Vlladanka Aviroviq, i përshëndeti pjesëmarrësit në promovimin e studimit rajonal. 

U theksua se projekti i vendosjes së rrjeteve parlamentare në rajonin, konkretisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të kontribuojë për bashkëpunim më të frytshëm, si dhe për përafrimin e tyre ekonomik. 

Në veçanti u theksua përmirësimi i konkurrencës dhe këmbimit tregtar. Parlamentet duhet ta kenë rolin më të rëndësishëm në atë proces, veçanërisht në recesionin ekonomik dhe masat e marrë për tejkalimin e tyre. Në atë pjesë, Republika e Maqedonisë bëri shumë reforma për tejkalimin më të shpejtë të krizës ekonomike. Ky do të jetë hap i madh deri në integrimin e plotë të rajonit në BE. 

Në promovimin e studimit rajonal morë pjesë z.Nebojsha Stevanoviq, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë; znj.Aleksandra Tomiq, kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë; z.   Aleks Romaniuk, udhëheqës i programit për Evropën nga Fondacioni Vestministër për Demokraci; znj.Sllavica Penev, bashkëpunëtore e lartë shkencore nga Institucioni për Shkenca Ekonomike, Beograd; prof. Fikret Çausheviq nga Fakulteti i Ekonomisë, Sarajevë; znj.Milica Deleviq, kryetare e Komisionit për Integrime të BE-së në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë; z.Vllastimir Vukoviq, kryetar i Këshillit Shkencor për Shkenca Ekonomike, Beograd dhe z.Aleksandar Damjanoviq, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe Financiare në Parlamentin e Malit të Zi. 

Prof.dr.Fikret Çausheviq nga Fakulteti i Ekonomisë, Sarajevë, theksoi se Republika e Maqedonisë deri më tani ka realizuar reforma më së shumti krahasuar me vendet tjera në rajon dhe më gjerë. U potencua se rangimi i lartë nga ana e Duing biznes (Doing business) të Bankës Botërore është indikator (tregues) më i mirë për reformat e mëdha që i bëri Republika e Maqedonisë.

 

 

Click