Aktivitetet



E mërkurë, 16 tetor 2013 
 
BASHKËPUNIMI PARLAMENTAR KONTRIBUON NË PËRFORCIMIN E MARRËDHËNIEVE BILATERALE NDËRMJET MAQEDONISË DHE POLONISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot u takua me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Polonisë, z. Jezhi Venderlih. Në takimin ishin të pranishëm z. Bogdan Jankovski, zëvendësdrejtor i Byrosë për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Kuvendit të Republikës së Polonisë, znj. Ana Sohanjska, zëvendësdrejtoreshë e Drejtorisë për Politikë Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë dhe znj. Marta Pzheniosllo, ambasadore e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë.

Nënkryetarja Jakimovska në fjalimin e saj hyrës theksoi se vizita tregon se Republika e Polonisë është e përgatitur që edhe më tutje, si edhe deri më tani, në mënyrë intensive dhe me përkushtim të bashkëpunojë me Republikën e Maqedonisë. 

Ajo me kënaqësi konstatoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë gjithnjë e më shumë zhvillohen dhe thellohen. Tashmë disa mandate të njëpasnjëshme deputetësh, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdimisht themelon Grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Polonisë, me çka e tregon gatishmërinë dhe përkushtueshmërinë të realizojë bashkëpunim më të afërt ndërparlamentar dhe në atë mënyrë të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet të dyja shteteve. 

Në kontekst të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale është dekorimi i paradokohshëm i z. Bronisllav Komorovski, kryetar i Republikës së Polonisë, nga ana e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, dr. Gjorge Ivanov, me Dekoratë "8 Shtator".

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska e informoi mysafirin e saj për përmbushjen e të gjitha prioriteteve reformuese, të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Dialogut aderues të nivelit të lartë, gjë që rezultoi me Raport pozitiv pranveror të Komisionit Evropian;  realizoi zgjedhje lokale të drejta dhe konkurrente, e pastaj u formua dhe filloi me punë Komisioni Anketues për Ndriçimin e Ngjarjeve të 24 dhjetorit, nga puna e të cilit doli raporti me rekomandime nga të cilat duhet të dalin hapa dhe aktivitete konkrete, që do të kontribuojnë për shmangien e situatave të tilla në të ardhmen.

Ne jemi të kënaqur nga raporti i sotëm pozitiv i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, theksoi ajo, por do të jetë ndjenjë keqardhjeje nëse ai raport deri në fund të vitit nuk vlerësohet nga ministrat evropianë.

Nënkryetarja Jakimovska shfaqi shpresë se marrëdhëniet ndërmjet të dyja shteteve edhe më tutje do të avancohen në të gjitha sferat, e para së gjithash marrëdhëniet parlamentare dhe se do të vazhdojë bashkëpunimi i grupeve parlamentare për bashkëpunim.

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Polonisë, z. Jerzhi Venderlih theksoi se është i informuar për problemet të cilat i ka Republika e Maqedonisë dhe se ato dalin nga aspekti historik. Edhe Republika e Polonisë kishte probleme megjithëse është anëtare e BE-së, ajo ende ballafaqohet me probleme. Në të gjitha proceset euroatlantike duhet të inkuadrohet edhe opozita edhe pakicat etnike në Republikën e Maqedonisë. 

Nënkryetari Jerzhi Venderlih uroi raportin e sotëm pozitiv të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe dëshiroi që Republika e Maqedonisë të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.  

Click