Aktivitetet



E premte, 14 qershor 2013

BOTIMI I BULETINIT TË KPP NË MUAJIN MAJ

Botimi aktual i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE) pasqyron aktivitete të shumta eurointegruese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në maj 2013, kur u mbajt Mbledhja 11-të e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian në Parlamentin Evropian në Strasburg. 

Për herë të parë në historinë e Komitetit të Përzier Parlamentar, debati rezultoi me miratimin e Rekomandimeve përfundimtare pa amendamente dhe me konsensus nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamenti Evropian.  Në rekomandimet, deputetët dhe eurodeputetët e ftuan Këshillin e Bashkimit Evropian që Republikës së Maqedonisë t'i caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, në pajtim me progresin e shënuar në Raportin e pranverës të Komisionit Evropian dhe në pajtim me rekomandimet e dhënë disa herë me radhë nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Në pjesën e aktiviteteve të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski, në Buletin është paraqitur vizita e Irlandës, në të cilën u vërtetuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme miqësore ndërmjet të dyja vendeve. Pala maqedonase iu falënderua Irlandës për përdorimin emrit kushtetues në komunikimin bilateral dhe u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit parlamentar në të ardhmen. Në dritë të shënimit të ditës së Shën Cirilit në Romë, kryetari Veljanoski kishte audiencë te Papë Françesku, duke theksuar se është thellë i bindur se nën udhëheqësinë e Papë Françeskut, Froni i shenjtë do të vazhdojë të japë kontribut të tij të pazëvendësueshëm dhe esencial në përforcimin e besimit në Zot dhe në marrëdhëniet e mira tradicionale ndërmjet Fronit të shenjtë dhe Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kishës Katolike Rome shprehu përkrahje ndaj popullit maqedonas dhe theksoi se Maqedonia ka bërë shumë për krishterimin.

Në fund, u përpilua pasqyrë për vizitën bilaterale të Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës. Në takimet u vërtetuan marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet të dyja shteteve tona si dhe u theksua iniciativa për thellimin e bashkëpunimit të plotë bilateral. Gjithashtu, në buletinin është përfshirë vizita e Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Estoninë, në të cilën pala maqedonase shprehu falënderim për Rezolutën të cilën bashkërisht e miratuan Parlamentet e të tre vendeve baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, në të cilën thuhet qartë që negociatat e Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian të fillojnë menjëherë, pa dallim kontestin e pazgjidhur në lidhje me emrin e Republikës së Greqisë.

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe ato të vjetrat, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837E

ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni në linkun në vijm:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4 

Click