Aktivitetet



E premte, 20 shtator 2013

BOTIMI I TRIDHJETEPESTË I BULETINIT TË KPP

Në botimin dynumërsh aktual për muajin korrik dhe gusht 2013, i cili i përfshin aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me integrimet evropiane, është përfshirë edhe vizita zyrtare e Kryetarit të Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor dhe takimi i tij me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski, në të cilin edhe njëherë u këmbyen mendime për marrjen e datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst Republika e Sllovenisë shprehu gatishmëri për të bërë gjithçka që mundet për lehtësimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë.  

Gjatë muajit korrik, duke marrë parasysh fillimin e Kryesimit të Lituanisë me Këshillin Evropian, Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mbajtën mbledhje të përbashkët në të cilën u prezantua programi dhe prioritetet për punë të Kryesimit të Lituanisë për periudhën korrik-dhjetor 2013, nga ana e ambasadorit të Republikës së Lituanisë i ngarkuar për Republikën e Maqedonisë me seli në Budapest, SH.T, z. Renatas Jushka, i cili theksoi se në fokusin e kryesimit gjashtëmujor të Lituanisë me Këshillin e BE-së do të jenë të tre prioritetet: Evropë kredibile, zhvillimore dhe e hapur, përforcimi i BE-së si model global i transparencës dhe i sigurisë, integrimi më i afërt i partnerëve lindorë dhe ndjekja e procesit të zgjerimit të BE-së.

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Parlamentit Holandez realizoi takim zyrtar në Republikën e Maqedonisë, i cili gjatë qëndrimit u takua me kolegët e tij të Komisionit për Çështje Evropiane dhe të Grupit parlamentar për bashkëpunim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku përveç çështjeve për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë, u këmbyen mendime për zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit si lidhje më e fuqishme ndërmjet të dyja vendeve dhe në sferën e bujqësisë dhe për mundësitë për shfrytëzimin e përvojës së Holandës dhe për zbatimin e saj në Republikën e Maqedonisë. 

Gjatë verës, Komisionit për Çështje Evropiane, mbajti dy vazhdime të debatit mbikëqyrës për shkallën e shfrytëzueshmërisë së IPA fondeve në Republikën e Maqedonisë, në të cilat u diskutua për shkallën e shfrytëzueshmërisë së IPA fondeve në Republikën e Maqedonisë, për kapacitetin institucional të shfrytëzueshmërisë së tyre dhe për mundësitë të cilat ofrohen me Instrumentin e ri IPA II për Republikën e Maqedonisë.

Botimin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e tij të kaluara, mund të lexoni në adresën në vijim: 
http://www.sobranie.mk//mpk.nspx

Ndërsa për më shumë informata rreth aktiviteteve të KPP-së, klikoni në linkun në vijim:
http://www.sobranie.mk/default-MK.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4
 

Click