Aktivitetet



E premte, 14 qershor 2013

BOTIMI SPECIAL I BULETINIT TË KPP

Botimi special i Buletinit të KPP-së i është kushtuar mbajtjes së Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë me procesin, e cila u organizua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në Ohër, Republika e Maqedonia. 

Në Konferencën, pas disa vitesh, u harmonizuan më shumë dokumente ndër të cilat edhe miratimi i Deklaratës së përbashkët për themelimin e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP e PBEJL) e cila do ta realizojë rolin e ombrellës për arritjen e sinergjisë në aktivitetet e iniciativave rajonale dhe formave për bashkëpunim, do t'i promovojë dhe do ta përcjellë realizimin e qëllimeve dhe prioriteteve të definuara nga kryesimit rrotullues i PBEJL dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe do të veprojë në drejtim të forcimit të aktiviteteve diplomatike parlamentare dhe lidhjeve me organizatat, iniciativat dhe fondacionet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Në Buletinin janë paraqitur edhe takimet bilaterale të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, me kolegët nga parlamentet e vendeve anëtare të PBEJL.

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe ato të vjetrat, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shume informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni në linkun në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4
 
 

Click