Aktivitetet



E hënë, 18 shkurt 2013

BURSA PARLAMENTARE NDËRKOMBËTARE - AKTIVITET TRADICIONAL I BUNDESTAGUT TË GJERMANISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska, sot u takua me bursistët e Bursës Ndërkombëtare (IPS) të Bundestagut të Gjermanisë. Në takimin ishte i pranishëm SH.T. Gudrun Shtajnaker, ambasador i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, z.Antonio Milloshoski dhe bursistët Andrea Jovevski dhe Elena Mitrevska.

Nënkryetarja Jakimovska iu falënderua ambasadorit znj.Gudrun Shtajnaker, për përpjekjet e tij për vazhdimin e projektit IPS. Ajo i inkurajoi bursistët që të njoftohen me punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më pas edhe me punën e Bundestagut dhe pas përfundimit të qëndrimit pesë mujor në Gjermani i ftoi përsëri ta vizitojnë Kuvendin dhe t'i ndajnë përvojat dhe përshtypjet e tyre nga puna e Bundestagut. 

Nënkryetarja i informoi bursistët se do t'u shpërndajë material promovues nga Republika e Maqedonisë, të cilin do ta përgatit Ministria për prezantimin më të mirë të Republikës së Maqedonisë.

Ajo e informoi SH.T. Gudrun Shtajneher për programin të cilin do ta kenë bursistët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me ç'rast do të takohen me udhëheqësit e Sektorëve. Gjithashtu, nënkryetarja Jakimovska i njoftoi bursistët e ardhshëm se do të kenë mundësi ta përcjellin punën e Kuvendin nga galeria si dhe t'i përcjellin mbledhjet e trupave punuese.

Ambasadori Shtajnhaker shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen e tij në diskutimet përgatitore të bursistëve që do ta vizitojnë Bundestagun.

Kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, z.Antonio Milloshoski, u interesua për pritjet e bursistëve nga Kuvendi i Maqedonisë. 

Nënkryetarja e Kuvendit, znj.Jakimovska, theksoi se iniciativa për mbajtjen e Konferencës rajonale të IPS shoqatave alumne, e cila do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 11 dhe 12 prill, këtë vit u përshëndet dhe u përkrah edhe nga Kryesia e Kuvendit, gjë që konfirmon mendimin e udhëheqësisë ndaj IPS programit dhe Shoqatave alumne.

Bursa ndërkombëtare parlamentare është aktivitet tradicional i Bundestagut të Gjermanisë, përkatësisht Projekt i Parlamentit të Gjermanisë, i cili në bashkëpunim me Universitetin e Teknikës, Universitetin e Lirë dhe Universitetin Humbollt nga Berlini, mundëson që njerëzit e ri të diplomuar nga vendet e Evropës Juglindore të informohen më shumë për sistemin parlamentar të Gjermanisë. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i përfshirë në këtë projekt që nga viti 2001. Bundestagu i Gjermanisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Ambasada e Gjermanisë janë institucione kompetente për implementimin e Projektit.

Click