Aktivitetet



E mërkurë, 19 qershor 2013

DEBAT MBIKËQYRËS I KOMISIONIT PËR VETËQEVERISJE LOKAL

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, në kuadër të vazhdimit të parë në mbledhjen e 5-të, mbajti debat mbikëqyrës me temë "Implementimi i procesit të decentralizimit".

Në debatin, përveç kryetarit të Komisionit, z. Xhevat Ademi, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu; znj.Sillvana Boneva, koordinatore e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së; z. Nexhati Jakupi, koordinator i Grupit parlamentar të BDI-së; z. Imer Aliu, koordinator i Grupit parlamentar të PDSH-së; z. Rejhan Durmishi, koordinator i Grupit parlamentar të PAE dhe deputetët.

Në mbledhjen ishin të pranishëm përfaqësues të autorizuar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të BNJVL-së, NDI-së, OSBE-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Fjalim hyrës mbajti edhe kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, z. Xhevat Ademi, i cili shkurtimisht e arsyetoi qëllimin e debatit mbikëqyrës në pajtim me rregullat ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Në debatin mbikëqyrës, në rol të dëshmitarit, deklaratë dha zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, z. Musa Xhaferi.

Meqë lista e pjesëmarrësve (dëshmitarëve) të ftuar për ditën e sotme përfundoi, kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale e ndërpreu mbledhjen. 

Ai informoi se datën për mbajtjen e vazhdimit të debatit mbikëqyrës dhe agjendën e përfaqësuesve, Komisioni për Vetëqeverisje Lokale do ta caktojë në koordinim.  

Click