Aktivitetet



E enjte, 23 maj 2013

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË: "IMPLEMENTIMI I PROCESIT TË DECENTRALIZIMIT"

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 4-të, si trup punues amë, e shqyrtoi Iniciativën për mbajtjen e debatit mbikëqyrës me temë: "Implementimi i procesit të decentralizimit".

Kryetari i Komisionit, njëkohësisht edhe propozues i Iniciativës, z. Xhevat Ademi, e arsyetoi Iniciativën se me zhvillimin e mirë të një debati mbikëqyrës do të jemi në gjendje të japim një pasqyrë reale për implementimin e ligjeve, sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale si pjesë e procesit të decentralizimit nga vitet e kaluara, me theks në shërbimet publike, urbanizimin, planifikimin rural, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin ekonomik lokal, financimin lokal, veprimtaritë komunale, kulturën, sportin, mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe sfera tjera të përcaktuara me ligjet.

Pas debatit, Komisioni njëzëri vendosi të organizojë mbajtjen e debatit mbikëqyrës me temë "Implementimi i procesit të decentralizimit".

 
 

Click