Aktivitetet



E mërkurë, 5 qershor 2013

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në kuadër të mbledhjes së djeshme të tridhjetenjë, mbajti Debat publik për Propozim-ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, i parashtruar me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z.  Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili dha arsyetim hyrës për Propozim-ligjin. 

Ndër të tjerash, theksoi se me Propozim-ligjin hapet mundësi për bujqit që punojnë tokë bujqësore që të mund ta blejnë tokën në mënyrë publike dhe transparente.  Gjithashtu, zëvendësministri Konjanoski theksoi se ky Propozim-ligj është përpiluar pas takimeve dhe diskutimeve të shumta me bujqit, Debatit të mbajtur publik dhe se në të janë inkorporuar elemente plotësuese me kërkesë të bujqve.

Kryetarja e Komisionit, znj.Lençe Nikollovska, në fjalimin e saj, e shprehu mendimin se ky ligj është i gabuar dhe duhet të hiqet nga procedura. Ajo nënvizoi se një ligj i tillë nuk duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, por duhet të miratohet me procedurë të rregullt dhe t'i kushtohet më tepër vëmendje gjatë miratimit të tij në mënyrë që të informohet opinioni për të.  

Në debatin publik morën pjesë edhe: z. Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të Bujqve; z. Petar Stojkovski, kryetar i Lidhjes Rajonale të Bujqve Kllas - Prilep; z.  Risto Vellkov, kryetar i Lidhjes së Sindikatës së Bujqve prodhues; prof.dr.Zhivko Davçev, profesor në Fakultetin e Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqimit - Shkup; deputetët: z. Marjanço Nikollov, znj.Stanka Anastasova, z. Malisha Stankoviq, z.  Rexhail Ismaili, z. Romeo Trenov, z. Pançe Orcev, z. Pançe Dameski, znj.Cvetanka Ivanova dhe z. Dimitar Stevananxhija.
 
Në bazë të mendimit, propozimeve dhe qëndrimeve që u theksuan në debatin publik, trupi punues amë, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, përpiloi Raport të cilin ia dorëzoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 

 

Click