Aktivitetet



E hënë, 30 dhjetor 2013

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "PËRGATITJA E LIGJIT PËR DHUNË FAMILJARE"

Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale dhe Klubi i Deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Lobin e grave maqedonase, më 27 dhjetor 2013 mbajtën debat publik me temë: "Përgatitja e ligjit për dhunë familjare"

Fjalim hyrës mbajtën: kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, znj. Liljana Popovska; kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, znj. Cvetanka Ivanova; koordinatorja e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Kuzmanovska; drejtoresha e Lobit të Grave Maqedonase, znj. Daniella Dimitrievska dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z.  Dime Spasov.

Në diskutimin lidhur me temën u inkuadruan: znj. Sofija Spasovska, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë, e cila e prezantoi konceptin për ligjin dhe parimet themelore mbi të cilat bazohet puna, pastaj znj. Vera Nikoliq, përfaqësuese e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, e cila u përqendrua në masat e propozuara për mbrojtje të viktimave të dhunës familjare dhe autorëve të dhunës dhe znj. Marija Raleva, koordinatore nacionale për luftë kundër dhunës nga Organizata shëndetësore botërore, e cila foli për mbrojtjen e fëmijëve dëshmitarë të dhunës familjare. 

Pas diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim:

1. Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale dhe Klubi i Deputeteve e përkrahin përgatitjen e ligjit për dhunë familjare dhe i mbështesin parimet themelore mbi të cilat bazohet përgatitja e re, në të cilat insistohet që: 

  • të respektohet dinjiteti i femrës; 
  • të ketë urgjencë në veprim; 
  • të zgjerohet përfshirja e viktimave; 
  • të zgjerohet vëllimi i aspekteve ekonomike të dhunës familjare; 
  • t'u përkushtohet fëmijëve vëmendje e veçantë; 
  • të mbrohen grupet tjera vulnerabile; 
  • të përcaktohen institucionet dhe organizatat joqeveritare në të cilat do të paraqitet dhuna familjare; 
  • të ketë rol më të madh të komunave; 
  • të zgjerohen kompetencat e shërbimeve për largimin e dhunuesit; 
  • të formohet ekip multusektorial për përgatitjen e ligjit në të cilin do të përfshihen përfaqësues të institucioneve, organizatave joqeveritare, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, gjyqësia, shëndetësia dhe persona tjerë profesionalë. 

2. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale dhe Klubi i deputeteve rekomandojnë që ky ligj të përgatitet në një afat i cili do të jetë i përshtatshëm për përpilimin e një ligji të mirë dhe cilësor. 

Click