Aktivitetet



E hënë, 29 korrik 2013

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "PROPOZIM-LIGJ PËR SHËRBIME AUDIO DHE AUDIOVIZUALE MEDIALE"

Sot, në kuadër të mbledhjes së gjashtëdhjetenjë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, mbajti debat publik me temë "Propozim-ligj për shërbime mediale audio dhe audiovizuale".

Në debatin, përveç kryetarit të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit: Marija Rashkovska, Sllave Goshev, Pavle Sazdov, Liljana Zaturoska, Jani Makraduli, Borçe Stavrov, Bllagoja Stojanovski, Rejhan Durmishi dhe Gazmend Aliji; zëvendësanëtarët e Komisionit:   Pançe Dameski, Toni Trajanovski, Save Maraçkov, Tanja Tomiq dhe Pançe Orcev. 

Në mbledhjen ishin të pranishëm edhe deputetët Mile Andonov, Gollupço Angellov, Nadica Tançeva Tulieva, Darko Dimitrievski, Nexhati Jakupi, Marjaço Nikollov, Mihajllo Xhollonga, Pavle Trajanov, Sillvana Boneva, Flamure Demiri Kreci, Naxhi Xhelili, Nada Cipusheva, Julieta Marku, Orhan Ibraimi, Bekim Qoku, Elena Pavllova, Mile Paçemski, Jordan Paçkov, Hajrie Misimi, Bekim Fazliu, Cvetanka Ivanova, Mitre Veljanoski, Mende Dinevski, Biljana Kazanxhiska, Gjorgji Koxhabashiev, Vjollca Mehmeti Nuredini, Suzana Saliu, Erdogan Saraç, Romeo Trenov, Svetllana Karapetrova, Vesna Pemova, Ime Aliu, Dragan Cuklev, Trajçe Dimkov, Emilian Stankoviq, Hajrulla Misimi, Dragisha Miletiq, Svetllana Mazgalloska Vuçetiq, Vesna Bendevska, Aleksandar Nikolloski, Ilija Dimovski, Deshira Imeri dhe Xhevat Ademi.

Në mbledhje ishin të pranishëm propozues të autorizuar të ligjit, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mediave, organizatave joqeveritare dhe organizatave, institucioneve dhe shoqatave tjera, përfaqësues të ambasadave të huaja, NDI, OSBE, USAID, misioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë etj. 

Fjalim hyrës kishte kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji i cili në pika të shkurtra tregoi qëllimin e debatit publik, gjithashtu fjalim hyrës mbajti edhe ministri i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski.

Në debatin publik deklarata gojore dhanë pjesëmarrësit: Dejan Gjeorgjievski nga Qendra e Zhvillimit të Mediave, Naser Selmani nga Shoqata e Gazetarëve, Mirka Velinovska - gazetare, Ivona Talevska, kryeredaktore e gazetës Veçer, Milenko Nedellkovski - gazetar, Tamara Çaushidis nga sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial, Dragan Pavloviq - Llatas kryeredaktor në televizionin Sitel, Mirçe Adamçevski nga Instituti Maqedonas për Media, Goran Gavrillov pronar i Kanalit 77, Zoran Trajçevski kryetar i Këshillit për Radiodifuzion, Bisera Jordanovska nga Grupacioni i TV radiodifuzerëve nacionalë dhe Zoran Stefanovski, ish-kryetar i Këshillit për Radiodifuzion.

Meqë lista e pjesëmarrësve të ftuar përfundoi, kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z. Rexhail Ismaili, e mbylli mbledhjen.  

Click