Aktivitetet



E martë, 5 shkurt 2013

DEBAT PUBLIK PËR STRATEGJINË EVROPIANE PËR FORCIM EKONOMIK TË FEMRAVE

Komisioni për Mundësi të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Odën e zejtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë, mbajti debat publik me temë: Strategjia evropiane për forcim ekonomik të femrave (Strategjia 2020).

Fjalim hyrës mbajti kryetarja e Komisionit, znj.Liljana Popovska, ndërsa fjalim lidhur me temën mbajtën: koordinatorja e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Liljana Kuzmanovska dhe drejtoresha e Lobit të grave maqedonase, znj.Daniella Dimitrievska. 

Lidhur me temën iniciativa e BE-së "Barazia u pagua" - pjesë e programit për punësim dhe solidaritet social të BE-së, prezantim mbajti znj.Olivija Shterjova, drejtoreshë ekzekutive e Odës së zejtarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për rëndësinë e iniciativës për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, foli znj.Savetka Eftimova nga Konfederata e biznesit të Maqedonisë.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, anëtarët e Trupit koordinues për përgjegjësi shoqërore, përfaqësues të sindikatave, përfaqësues të odës ekonomike, përfaqësues të komisioneve lokale për mundësi të barabarta, drejtori i Lobit të grave maqedonase, politikanet nga vendet arabe, përfaqësues të Institutit arab për gratë udhëheqëse dhe Institutit republikan ndërkombëtar, si dhe shoqatat e qytetarëve që punojnë në këtë fushë.

Pas diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim:

1. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave (KMB) tregon interesim të madh për Strategjinë evropiane për forcim ekonomik të femrave (Strategjia 2020), duke konsideruar se planet e përgjithshme në këtë Strategji janë të pranueshme dhe të zbatueshme për Republikën e Maqedonisë;

2. KMB-ja i propozon Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Ekonomisë dhe institucioneve tjera shtetërore lidhur me këtë temë, që të zbatojnë një pjesë të qëllimeve të propozuara nëpërmjet ligjeve dhe masave të cilat do të jenë në drejtim të forcimit ekonomik të femrave, përfshirë edhe mundësinë për arritjen e baraspeshës ndërmjet jetës private dhe profesionale të femrave; 

3. KMB-ja konsideron se këto masa janë kompatibile me angazhimet për përpunimin e strategjisë për politikë të qëndrueshme të popullatës në Republikën e Maqedonisë nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të cilat Komisioni është prononcuar;

4. KMB-ja nxit sektorin e OJQ-së, sektorin e biznesit dhe ekspertët, që t'i promovojnë dhe zbatojnë qëllimet nga Strategjia 2010;

5. KMB-ja insiston që në proceset e forcimit ekonomik të grave të përfshihen të gjithë gratë nga Maqedonia, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, si dhe vendbanimit të tyre, qoftë në mjediset urbane, apo rurale.

Click