Aktivitetet



E mërkurë, 27 mars 2013

DELEGACIONI I DUMËS SHTETËRORE TË FEDERATËS RUSE NË VIZITË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës ruse realizoi takim me Delegacionin e Dumës shtetërore të Federatës ruse, të kryesuar nga z.Aleksandar Balberov, koordinator i Grupit parlamentar për marrëdhënie me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Kryetari i Grupit parlamentar, z.Ivan Stoilkoviq, i shprehu falënderim të veçantë ambasadorit Oleg Nikolaeviç Shçerbak për përpjekjet e tij për t'u realizuar kjo vizitë dhe të vazhdojë bashkëpunimi i deritanishëm. 

Ai shfaqi kënaqësi për takimin me një vend gjeografikisht shumë të largët, por shumë të afërt nga aspekti miqësor dhe shumë aspekte tjera, dhe shprehu bindje se periudhën e ardhshme do të intensifikohen lidhjet ndërmjet të dy vendeve në shumë aspekte. 

Gjithashtu, z.Stoilkoviq potencoi se shtetet e vogla, si Republika e Maqedonisë, kërkojnë mbrojtje në shtetet e mëdha, ndër të cilat është edhe Federata Ruse dhe shprehu falënderim për përkrahjen e deritanishme të Federatës Ruse nga momenti i pranimit të emrit tonë kushtetues dhe në të gjitha fushat në vitet e kaluara, duke shpresuar se ajo përkrahje do të vazhdojë me tempon e njëjtë në të ardhmen, para së gjithash për shkaqe religjioze, kulturore dhe historike. 

Z.Aleksandar Ballberov vlerësoi se vizita e deritanishme nuk është e rastësishme dhe është pasqyrë e politikës së Federatës Ruse ndaj Republikës së Maqedonisë dhe ndodh në momentin e shënimit të miratimit të Kushtetutës së Rusisë. 

Delegacioni rus shprehu falënderim për vizitën ndërmjet dy raundeve zgjedhore në Republikën e Maqedonisë, gjë që e tregon përkushtimin e palës maqedonase ndaj kolegëve rusë. 

Pozitivisht i vlerësuan takimet me përfaqësuesit të institucioneve maqedonas dhe shprehën kënaqësi të veçantë për transparencën e Republikës së Maqedonisë për investime ruse, bashkëpunim në sferën e bujqësisë, industrisë së verës dhe për zmadhim të këmbimit tregtar ndërmjet të dy shteteve.  

Z.Stoilkoviq theksoi se Maqedonia qëndron e hapur për bashkëpunim me kompanitë ruse, si dhe për zhvillimin e turizmit me miratimin e vendimit për heqje të vizave për shtetasit e Rusisë, gjë që ka kontribuar për zmadhimin e numrit të turistëve rusë në Republikën e Maqedonisë. 

Në atë aspekt e përshëndeti vendimin e autoriteteve ruse për udhëtim pa viza të sportistëve maqedonas dhe shfaqi shpresë se në të ardhmen do të hiqen vizat për të gjitha shtetasit maqedonas nga ana e Federatës Ruse. 

Z.Svetllana Karapetrova, anëtare e Grupit parlamentar, shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se për Republikën e Maqedonisë me rëndësi të veçantë janë dy projekte: gasifikimi i Republikës së Maqedonisë dhe inkuadrimi i saj në Rjedhën jugore, projekte kapitale që do të kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes energjetike, do t'i sjellë dobi ekonomike shtetit dhe qytetarëve dhe do të kontribuojë për përmirësimin e mjedisit jetësor.  

Z.Ballberov e vërtetoi interesin rus për finalizimin e këtyre dy projekteve kapitale, të cilat janë me interes të ndërsjellë për të dy vendet. 

Në fund, ai i ftoi kolegët e Republikës së Maqedonisë ta vizitojnë Dumën Shtetërore në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë.    
 

Click