Aktivitetet



E hënë, 10 qershor 2013

DELEGACIONI I KUVENDIT REALIZOI TAKIM ME Z. ZHAN KLLOD MINJON, KRYETAR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Koordinatorët dhe zëvendëskoordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacioni i Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot realizuan takim me z. Zhan Kllod Minjon, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE).

Në takimin ishin të pranishëm: z. Aleksandar Nikollovski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Evropës; znj. Sonja Mirakovska, zëvendësanëtare; z. Aleksandar Spasenovski, zëvendëskoordinator i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, z. Igor Ivanovski, koordinator i Grupit parlamentar të LSDM-së; z. Nexhati Jakupi, koordinator i Grupit parlamentar të BDI-së; z. Bekim Fazliu, zëvendëskoordinator i Grupit parlamentar të PDSH-së; z. Goran Misovski, koordinator i Grupit parlamentar të PRSD-s dhe PL; z.Rejhan Durmishi, koordinator i Grupit parlamentar të PAE dhe LS.

Shefi i Delegacionit, z. Aleksandar Nikolloski në fjalimin e tij hyrës duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve shprehu kënaqësi për realizimin e këtij takimi të përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në kuadër të takimit të dyja palët këmbyen mendime dhe qëndrime në lidhje me raportin për dialogun postmonitorues me Republikën e Maqedonisë, gjithashtu diskutuan edhe për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, për formimin e  Komision Anketues për zbulimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit si dhe për çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë.

Raporti për dialogun postmonitorues me Republikën e Maqedonisë, që do të shqyrtohet në kuadër të sesionin të qershorit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u vlerësua si i balancuar dhe i plotë nga kryetari Minjon.

Ai shprehu kënaqësi edhe nga kryesimi i parë i suksesshëm i Republikës së Maqedonisë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës.

Shefi i Delegacionit, z. Aleksandar Nikolloski në fund të takimit u falënderua për diskutimin e frytshëm si dhe për përkrahjen që e merr Kuvendi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.  
 
 

Click