Aktivitetet



E hënë, 18 shkurt 20013

DOMOSDOSHMËRIA E KOMUNIKIMIT NDËRMJET MAQEDONISË DHE GREQISË

Në takimin që u realizua në Shkup ndërmjet kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z.Hajrulla Misini, dhe ambasadorit të Republikës së Greqisë, SH.T. Haris Llallakos, u potencua se të dy vendet, gjegjësisht Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë dëshirojnë të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët dhe prandaj komunikimi ndërmjet të dy vendeve është i domosdoshëm. 

Të dy palët ishin të mendimit të njëjtë se fqinjët janë ato që duhet të ofrojnë ndihmë, duke shprehur njëkohësisht besim në tejkalimin e çështjes kontestuese megjithëse është një çështje e ndërlikuar. 

Në fillim të takimit, z.Misini i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit grek në Republikën e Maqedonisë dhe e informoi për punën e Komisionit për Çështje Evropiane, por edhe për funksionimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjithashtu, z.Misini e informoi mysafirin se Maqedonia gjendet para zgjedhjeve lokale dhe përkujtoi se nga vitit 2005 ajo ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe se katër herë me radhë ka marrë rekomandim për hapjen e negociatave, por ende nuk është filluar ky proces, si dhe për atë se Maqedonia zhvillon Dialog aderues të nivelit të lartë me BE-në.

Ambasadori Llallakos theksoi se është obligimi i tij që të jetë urë për bashkëpunim më të mirë ndërmjet Parlamenteve, komisioneve parlamentare dhe Evropës. Greqia, si pjesë e familjes evropiane, angazhohet për eurointegrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor të cilin e konsideron si të domosdoshëm.

Në atë kontekst, z.Misini nënvizoi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike do të kontribuojë për stabilitetin e vendit, por do të jetë edhe në dobi të vendeve fqinje, si dhe në dobi të Evropës.

Në fund, të dy palët shprehën kënaqësi nga takimi dhe shfaqën shpresë se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë edhe më tutje, por edhe se do të avancohet në të ardhmen.

Click